FOTO: Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën mbikqyrjen e SHBA

12 Gusht 2024, 09:50Kronika TEMA
FOTO: Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës , morën pjesë në stërvitjen “Valor Shield 24”.


Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se, trupat testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

''Gjatë stërvitjes “Valor Shield 24”, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese'', theksoi ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

 

Lini një Përgjigje