Zjarr në kodrat e qytetit të Korçës, zjarrfikëset drejt vendngjarjes

11 Gusht 2024, 19:30Kronika TEMA
Zjarr në kodrat e qytetit të Korçës, zjarrfikëset

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe kodrinore me bimësi të ulët në afërsi të ish-kampit të punëtorëve në qytetin e Korçës këtë të diel.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, zjarri ndodhet shumë afër banesave të lagjes numër 1 ndërkohë që drejt vatrave të zjarit janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës.

Zjarri ka përfshirë rreth një sipërfaqe të madhe me barishte ndërkohë që flakët kanë shkuar deri tek një magazinë të një subjekti privat, duke e shkrumbuar atë totalisht.

Dy mjete zjarrfikëse dhe punojës të këtij shërbimi po punojnë për izolimin e flakëve pa shkuar drejt pishave mbi kodrat e qytetit. Sipërfaqja e djegur ka kaluar dy hektarë.

Lini një Përgjigje