Ka ndërruar jetë në spital 35-vjeçari Elvis Prendi, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i autobotit me naftë në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës.
I riu nuk ka mundur dot tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetë këtë të dielë.
I lënduar nga shpërthimi ka mbetur edhe punonjësi tjetër, Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz.
Autoboti ka marrë flakë papritur në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në datën 9 gusht.
Ngjarja ka ndodhur teksa autoboti furnizonte me karburant dhe flakët nuk kanë përfshirë depozitën e karburantit, pasi janë vënë shpejt nën kontroll pas ndëhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve.
Hajde lajm hajde Autoboti mori flakë pa pritur Zjarri nuk u përhap se nderhyri..... Por 2 persona u lënduan një prej të cilëve vdiq
Ngushellime familjes.
Ky te jete rasti fundit. Shteti te shohe kamionat qe perdorin keta shoferat e shkrete qe i trajtojne si skllever , kompanite duan vetem ti shrytezojne . Mjere ai.