Pesë aksidente në 24 orë në Tiranë/ Përplaset për vdekje 66-vjeçarja, përfundojnë në spital 6 persona

10 Gusht 2024, 16:38Kronika TEMA
Pesë aksidente në 24 orë në Tiranë/ Përplaset

Pesë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Tiranë me pasojë vdekjen e një 66-vjeçareje dhe plagosjen në total të 6 personave.Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë ra në pranga pasi, përplasi për vdekje F. S., 66 vjeçe në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”.

Gruaja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Një tjetër aksident ndodhi në kryeqytet, ku A. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. T., dhe më pas me dy automjete tip “Benz” me drejtues shtetasit E. G., dhe G. K. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 37-vjeçari përfundoi në pranga.

Një 24-vje♪5are përfundoi në spital pasi u përplas në Rrugën e Dibrës nga një automjet tip “Opel”.

Xh. B., 24 vjeçe ndodhet në spital, kurse I. M., 25 vjeç, banues në Vorë përfundoi në pranga.

Kurse I. H., 32 vjeç, banues në Tiranë ra në pranga pasi në aksin rrugor në drejtim të Lanabregasit,  duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. H., 41 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e motomjeteve dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

2 Komente

  1. S
    Shqiperia do behet !

    Licencat e dhenjes te Patentave ( Firmat ! ) qe japin Patenta te shpejta dhe mosmesimi i rregullave sjedhin keto pasjoa..Dhe shpejtesia e cmendur per te shkuar me vonese ne Takimet qe kane...me mire vdesin vete ose rrezikojne te tjeret vdekjen...se sa te venohen ! 34 vite dikur me Bicikleta sote me Makina ! ato qe skane kujdes per evten e tyre kokat henkshin...por cfare faji kane te tjeret te pafajshmit kure ecin ne rrugen e tyre.. Cmenduri ne Politike cmenduri ne krime cmenduri ne aksidente cmenduri ne korrupsion ! Shqiperia do behet 4 milion ka thene Gimi me tha 7 %..ndersa Ai qe pellet nga kati i tete ! e ka ne terezi se po nderton kullen 50 kateshe ...

    Përgjigjjuni
    1. f
      fredi

      Shikoni sa të pa përgjegjshëm janë të rinjtë në drejtim të automjeteve....këtyre duhet tu hiqet leja e drejtimit dhe të futen përsëri në autoshkolla.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje