U konfliktuan me mjete të forta e thika, arrestohen 3 vëllezërit në Durrës

10 Gusht 2024, 16:19Kronika TEMA
U konfliktuan me mjete të forta e thika, arrestohen 3 vëllezërit

Tre vëllezër që u konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur edhe thika janë vënë në pranga ditën e sotme.

Siç bëhet e ditur, gjatë një konflikti të çastit, në oborrin e banesave të tyre, një prej vëllezërve, Andrea Përkeqi ka dëmtuar me thikë gomat e një furgoni.

Më pas, ai është përplasur fizikisht me dy vëllezërit, Luan dhe Ylli Përkeqi e tij, duke përdorur sende të forta dhe një thikë. Për pasojë, një prej tyre ka marrë një plagë në dorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Andrea Përkeqit, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua thika e përdorur gjatë konfliktit.

Andrea Përkeqi, 53 vjeç u arrestua, për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Shkatërrim prone";

Kurse dy vëllezërit e tjerë, Luan dhe Ylli Përkeqi u arrestuan për për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

3 Komente

  1. E
    Eri

    Vellai ngre dore ndaj vellait per ta vrare, dhe juve ju ben me teper pershtypje se si nje vajze qellon me shishe per xhelozi nje vajze tjeter. A ka degradim me te madh se kaq, te ngresh armen ndaj gjakut dhe mishit tend?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatekeqesi vellezerve !

      Armet qe nga 97 akoma ne duart e shqiptareve ! ndersa Ai krimineli sali akoma ne penxhere ciceron ! Drejtesia SPAK akoma ! qytetaret akoma ne pritje !

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatekeqesi vellezerve !

        Armet qe nga 97 akoma ne duart e shqiptareve ! ndersa Ai krimineli sali akoma ne penxhere ciceron ! Drejtesia SPAK akoma ! qytetaret akoma ne pritje !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje