Qëlloi me kallashnikov drejt një lokali, arrestohet pas 4-vjetësh Spartak Çela në Pogradec

11 Gusht 2024, 18:58Kronika TEMA
Qëlloi me kallashnikov drejt një lokali, arrestohet pas 4-vjetësh

Policia ka vënë në pranga në Pogradec Spartak Çelën, i cili ishte prej 4 vjetësh në arrati pasi u shpall në kërkim për ngjarjen e vitit 2020, ku qëlloi me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshije sërish.

Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e policisë kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit.

Ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë. Theksojmë se për 4 vite me radhë që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, kishte mundur të fshihej shumë mirë  ndaj policisë, në Malsinë e Mokrës.

“Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u bë e mundur kapja e personit të shumëkërkuar Spartak Xhevat Çela, 39 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Njësia Velçan, Pogradec, pasi për këtë  person Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur masa “Arrest me burg”, 2 herë, për veprat penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë ”, “Prodhimi, shitja dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të të policisë”, parashikuar nga veprat penale 76-22,: 140, 278, 236. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

2 Komente

  1. P
    Plehrat e pogradecit !

    Mbajeni ate mute aty trimin lepurushe ...E kaluara e Pogradecareve te nderuar bujk dhe Intelektual ... nje pakice muter behen trima ..Aty be burg mbase meson qe liria Demokracia nuk eshte te beshe cfare te duash...tani ne burg ka shancin te behet Repsit Muzikant ,,,

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plehrat e pogradecit !

      Mbajeni ate mute aty trimin lepurushe ...E kaluara e Pogradecareve te nderuar bujk dhe Intelektual ... nje pakice muter behen trima ..Aty be burg mbase meson qe liria Demokracia nuk eshte te beshe cfare te duash...tani ne burg ka shancin te behet Repsit Muzikant ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje