U dhunua për vdekje nga 29-vjeçari, motra e Egli Progës: Është vrasje e kryer në bashkëpunim, ambulanca u vonua gjysmë ore

12 Gusht 2024, 13:41Kronika TEMA
U dhunua për vdekje nga 29-vjeçari, motra e Egli Progës:

E motra e 42-vjeçarit, Egli Progës, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e vëllait të saj, i cili u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit pasditen e së shtunës (10 Gusht).

Jonida Proga është shprehur se kur shkuan në urgjencë e ka parë vëllain e saj të shtrirë dhe të masakruar, ndërsa mjekët po bënin tentativat e fundit për ta rikthyer në jetë.


Ajo u shpreh se gjatë bisedës me policët i thanë se i vëllai ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte humbur jetën, por shtoi se “dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush”.

“Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që t’i hiqnin pajisjet.

Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë.

Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat.

Mirë që s’i lexova që ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja. Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar.

E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysmë ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.


Egli ishte njeriu më i butë, më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, dhe më pas e kanë vrarë.

Është vrasje në bashkëpunim, nuk është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet.

Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?”, ka thënë e motra.

4 Komente

  1. M
    Mario

    Kjo eshte gjeja me e keqe ne ate vend. Per kete gje nuk ka re paguar perendimi. Se je si gjithe te tjeret. Nderkohe aty I forte ben ligjin. Mungon shteti. Ka vetem bajraqe.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tino

      Nuk jane te fortit o Mario, ktyre tek e tek ja shkerdhen brinjet po jane tufe shkerdhaturinash. Kta te gjithe i zhduk tek e tek po policia, shteti, niprat e kelysheve te Enver Hoxhes mbrojne keta qelbesira. Duhet qe popullli ta mari ne dore drejtesine e tja shkerdhej brinjet ktyre me fis e farefis.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Terrore

      Policija ka dashte me mbjotë nipin e terrorist Enver Hoxha.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ike

        Shume rende! Ngushllime familjes. Gjate kohes qe zhvillohej biseda me motren e te ndjerit degjoheshin zera arabe, zera te pakuptimte beduinesh, zera qe shkatrrojne tmerresisht shendetin mendore dhe shpirterore te çdo qenje mbi ket toke, e çfare prisni pastaje, buqeta lulesh!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje