Shtetasi gjeorgjian Kakha Joua është njëri prej 3 mashtruesve që mundën të zhvatin 140 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Shkodër, pasditen e 9 gushtit.
Ky mashtrues, së bashku me 2 bashkëpunëtorët e tij të shpallur në kërkim mësohet se kishin mbërritur në Shqipëri në datën 29 korrik.
40-vjeçari po lëvizte nga Sarajeva për në Stamboll, me destinacion final kryeqytetin e vendlindjes së tij, Tbilisi kur u ndalua nga autoritetet turke dhe u deportua të dielën në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën 7500 euro, pjese e parave që u morën nga pika e këmbimit valutor në Zdrale të Shkodrës. Hetuesit kanë zbardhur edhe mekanizmin se si mashtruesit hutuan kambistin, ku pasi numëruan paratë, i mbyllnin në dy zarfe dhe në një moment i fusin në çantën e tyre me ndarje të dyfishte.
Por pas këmbënguljes nga biznesmeni, ata në moment i japin 2 zarfe të tjera ku kishin vendosur në fillim dhe në fund nga një kartëmonedhë me vlerë 500 euro, ndërsa pjesa tjetër e mbushur me prerje gazetë në përmasat e saj.
Sipas informacioneve, gjeorgjianët mashtrues ishin prezantuar si shtetas ukrainas, ndërsa në qershor të këtij viti policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim 2 gjeorgjianë të tjerë të cilët mashtruan një kambist duke këmbyer 40 mijë euro me para të falsifikuara.
Zoterine e quani biznesmen?Une edhe dhite nuk do i besoja atij per te kullotur se ne darke do i sillte manget.Besoj se nuk ka gje me te thjeshte se ajo pune.Zyra eshte e mbyllur me xham antiplumb,nepermjet sportelit mer monedhat qe do konvertohen dhe i jep konvertimin po nepermjet sportelit pa pasur kontakt fizik me klientin.Se do ai ti josh duke i futur brenda,duke i qerasur me kafe pune e tij.Per mua mire ja bene,bile te kishin vjedhur dhe te e ta shisnin si skllav