Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në Parkun Kombëtar në malin e Tomorrit në Skrapar.
Zjarri, që mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vazhdon ende.
Zjarri, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta,është përhapur me shpejtësi nga pylli me pisha në Parkun Kombëtar drejt zonës lindore të Çukës,shumë pranë vendit ku zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.
Drejt zonës së zjarrit vijojnë të punojnë prej ditës së djeshme forcat zjarrëfikëse të Skraparit, punonjësit e Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe zjarrëfikës nga Berati dhe Poliçani.
Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrëfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të vijohet të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndihma e 30 forcave të ushtrisë, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve të Skraparit janë bashkuar edhe banorë, të zonës.
Zjarri ka përshkruar në sipërfaqe rreth 15 ha,ndërkohë që raportohet e djegur një sipërfaqe prej 8 hektarësh,pjesa më e madhe me dru të thatë e të rrëzuar.
Lini një Përgjigje