Artan Tafani dëshmon si ekzekutuan kushëririn e Laert Haxhiut: Merrte akoma frymë, trupin ia lidhëm me gurë që të fundosej në rezervuar

4 Qershor 2025, 15:45Kronika TEMA
Artan Tafani dëshmon si ekzekutuan kushëririn e Laert Haxhiut: Merrte

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbuluar në dëshminë e tij një tjetër plan vrasjeje, atë të Fridman Xhaferajt, në 2 qershor 2023 në Korçë, një nga krimet më rënda të kryera nga Laert Haxhiu dhe banda e tij.

Xhaferaj sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, teksa akuzohej për djegien e një makine në Lushnjë, porosi që ishte dhënë nga kushëriri i tij, Laert Haxhiu. 

Para vrasjes, Tafani ka dëshmuar se i tha Xhaferri se do paketonin hashash. Dhe më pas, trupin ia hodhën në një rezervuar, duke ia lidhur me gur që të fundosej.

"Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Fridman Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Neve, siç ishim tek hoteli, na tha Laerti: “Çohuni se do ikim Korçë ta vrasim.” Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë nga një garazh ku mbanin armë këta dhe një makinë me portobagazh. Ndaluam në Pogradec, ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, i morëm në makinë.

Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhej trupi, edhe Bledari kishte chat email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka, Marigleni i thoshte Laertit: “O lala, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën.” Për çdo gjë që ndodhte, Bledar Berberi e merrte vesh dhe e dinin që unë sapo kisha bërë vrasjen në Tepelenë. Unë isha i mpirë.

Në makinë, Laerti i tha: “Do e vrasim Fridmanin.” Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina. Ne vijuam për në Korçë. Në një rezervuar që shkuam, Laerti nuk e pëlqeu vendin, ja rekomanduan Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi. Në Korçë shkuam unë, Laerti dhe Lulzimi. Shkuam te shtëpia e Ligor Romaçkës. U nisëm për te rezervuari i Gjanqshit, na çoi Ligori si i zonës. Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lamë aty, shkuam dhe morëm një litar e një gomë makine.

E morëm Fridmanin në makinë, po s’i thamë gjë ku do shkonim. I thamë: “Do paketojmë hashash.” Sa mbërritëm, Laerti i thotë Fridmanit: “Po qysh ishte ai muhabeti që ke thënë ‘do flas po s’më nxorët nga burgu’?” Ai tha: “Jo”, qante i shkreti. Lutej: “O Marius,” më thoshte, “thuaj të më falë.” Gjuajti njëherë Lulzimi me e kap në kokë. Ai luajti kokën. Pastaj Laerti i tha Lulzimit: “Vrite.” I gjuajti mbrapa kokës. Po ai lëvizte akoma, merrte frymë akoma. Pastaj i ramë me atë gomën. E lidhën me litar dhe e futën në rezervuar. E lidhën trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëherë e nxori në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë dhe e hodhën brenda."

5 Komente

  1. C
    Cudia

    Kafshë! Pse duhet të jetoni ju o plera???

    Përgjigjjuni
    1. !
      !

      E tmerrshme, ç'njerezore, njerez malok pa pike ndjenje njerezore, 97 duket se ska levizur per dike. Vareni te gjithe, pse duhet ushqyer keta pakurizorr?

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha ferri

        Fara afgane qe ne vend te trurit kane strumbullare muti, mos te flasim per moral, nder, shpirt e zemer. Kush bushter pjell ne shqiperi ket lloje specie infektoze?!

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Shifeni kete lloj dykembesh, torben te varur ne qafe?dhe celsat e makines natyrisht ne dukje, maksimumi i aspiratave per keta lloj qeniesh te gjalla!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Hidhini edhe keta me nje gur ne qafe ne ndonje lum a liqen te gjalle qe te perjetojne derisa tu dal shpirti ate qe u kane bere te tjerve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje