Në Berat është hapur Asambleja e SEPCA-s 2025, një ngjarje e rëndësishme rajonale që drejtohet këtë vit nga Policia e Shtetit Shqiptar, në cilësinë e presidentes së radhës së këtij mekanizmi bashkëpunimi mes policive të Europës Juglindore.
Asambleja ka mbledhur drejtues të lartë të policive të rajonit dhe përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare, me synimin për të forcuar koordinimin në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe kontrabandës së emigrantëve.
Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në përballjen me sfidat moderne të sigurisë. Proda i bëri thirrje të qarta SEPCA-s për të përfshirë Kosovën si vend anëtar, duke theksuar se pranimi i saj do të forconte edhe më shumë përpjekjet e përbashkëta kundër kriminalitetit.
Gjatë Asamblesë u prezantuan edhe prioritetet e presidencës shqiptare për këtë vit, përfshirë trajnimet për hetime financiare, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimeve kibernetike, forcimin e rolit të grave në polici, si dhe përgatitjen e një raporti gjithëpërfshirës mbi kërcënimet rajonale të sigurisë.
Ku e keni gjetur këtë fshatar që e ka të shkruar në ballë ky është RRK komplet...