Asgjësohen mbi 40 mijë bimë kanabis në Shkodër, procedohen penalisht tetë kryetarë fshatrash dhe dy roje mjedisi

6 Korrik 2025, 12:45Kronika TEMA
Asgjësohen mbi 40 mijë bimë kanabis në Shkodër,

Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Policia thekson se janë proceduar penalisht të kryetarë fshatrash dhe dy roje mjedisi.

Lënda narkotike u gjet në disa njësi administrative:

-Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara kanabis.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

D. V., kryetar i fshatit Pecaj

R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë

N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj

L. M., kryetar i fshatit Nicaj

Gj. K., kryetar i fshatit Mollë

L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

P. I., kryetar i fshatit Bzhetë

Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj

M. Ç., roje pyjesh

M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.

Lini një Përgjigje