Ashtu si Komisioneri Publik, edhe ish-gjyqtari Besnik Maho kërkon t’i nënshtrohet vetingut

10 Maj 2024, 20:20Kronika TEMA
Ashtu si Komisioneri Publik, edhe ish-gjyqtari Besnik Maho kërkon t’i

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori dy kërkesa të veçanta me të njëjtën përmbajtje, njëra nga ish-gjyqtari i Pogradecit Besnik Maho dhe tjetra nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, në të cilat kërkohet që vendimi i KPK-së për të mos kaluar në procesin administrativ të vetingut ish-gjyqtarin të prishet.

Megjithëse dy seancat e mëparshme u shtynë me kërkesë të subjektit dhe për mosplotësim të trupit gjykues, të premten Kolegji vendosi të çelë shyqrtimin gjyqësor, edhe pse Maho nuk ishte sërish i pranishëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit Besnik Maho për t'iu nënshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua si afat i nevojshëm për t'u bërë pjesë e procesit të rivlerësimit.

Kjo vendimarrje u ankimua nga Komisioneri Florian Ballhysa i cili vëren në ankim se Maho ka shprehur vullnetin për t'iu nënshtruar vetingut si ish-gjyqtar dhe se ka dorëzuar kërkesat për tre kriteret. Ashtu, si në ankim, edhe gjatë parashtrimeve, Ballhysa konstatoi se Maho e plotëson kushtim për t'u konsideruar subjekt rivlerësimi nga radhët e ish-gjyqtarëve, pasi rezulton se ka punuar me atributet e gjyqtarit nga shtatori 2004-ës, deri në maj të 2008-ës, kur është larguar nga detyra.

Në përfundim të parashtrimeve, Ballhysa i kërkoi Kolegjit që të prishë vendimin e Komisionit dhe të urdhërojë shkallën e aprë të vetingut të vijojë të kryejë procedurat administrative në kuadër të procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtarin Besnik Maho. Komisioneri tha se edhe në bisedimet përfundimtare u qëndronte të njëjtave shkaqe të ngritura në ankim e në parashtrime.

Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj lexoi edhe ankimin e kryer nga Maho, i cili edhe ai kërkon prishjen e vendimit të Komisionit dhe kryerjen e procesit të vetingut ndaj tij. Po ashtu, ai kërkonte që të administroheshin si prova disa prej akteve.

KPA vendosi të mos i pranojë si prova aktet e subjektit duke konstatuar se ato gjendeshin dhe në fashikujt e vendimit të Komisionit. Në përfundim trupi gjykues i Kolegjit u tërhoq për të marrë vendim që njoftoi se do ta shpallë më datë 13 maj, në orën 15:00.

1 Komente

  1. L
    Lulja

    Vetem ju te gazetes Tema nuk e dhate lajmin qe prokurorja Antoneta Sevdari u kthye ne detyre. Po domosdo se nuk mund te shkruajne se ju prishet imazhi i reformes ne drejtesi. Jo mor jo duhen thene te vertetat sic jane se i thone nje shprehje e urte popullore" E drejta zhytet por nuk mbytet". Kjo ngjarje shume e bukur sot qe nje prokurore pas nje kalvari prej 5 vjetesh perpjekje per te nxjerre te drejten triumfoi.Te gjithe njerezit qe kryen kete proces sfilites per shume gjyqtare dhe prokurore qe kane punuar me ndershmeri , jane shumica injorante, te paafte , te korruptuar sic rezultoi dhe sot me vendimin e znj Sevdari. Bravo znj Sevdari se ju çore masken ketyre lloj njerezve. Mbeti per te dhene seancen e Besnik Mahos qe sbahet mend qe kur ka ikur nga sistemi dhe jeton ne Amerike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje