Audiopërgjimi mbërrin në SPAK: 21 Janari dhe krimi shtetëror i mbajtur peng nga politika (VIDEO)

26 Janar 2026, 14:07Kronika TEMA

Audiopërgjimi mbërrin në SPAK: 21 Janari dhe krimi shtetëror

Nëse do të ketë drejtësi për 21 Janarin, ajo do të jetë meritë e familjes Nika, falë kontributit të kësaj familjeje për ta çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut dhe për të sjellë vendimin që detyron drejtësinë shqiptare ta rishqyrtojë çështjen. Ish-prokurori Eugen Beci thotë se kjo familje fitoi kundër të gjithëve, e mundi shtetin dhe pafuqinë apo mungesën e vullnetit të institucioneve shtetërore për të bërë atë që bëri një familje e vetme: të siguronte vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Duke komentuar zhvillimin më të fundit, paraqitjen në SPAK të audiopërgjimit për 21 Janarin, Beci flet për kompleksitetin e çështjes dhe sfidat e SPAK për ta çuar atë deri në fund. Ai flet për politikën dhe rolin e saj në këto 15 vite, sipas tij në kundërshtim me zbardhjen e çështjes dhe jo në funksion të saj.

Aleks Nika ishte një ndër katër të vrarët në bulevard në protestën e opozitës së kohës më 21 janar 2011. Vrasja shtetërore nuk u gjykua në përmasat e saj të krimit dhe gjykatat shqiptare dështuan të bënin drejtësi për katër viktimat. Në këto kushte, familja e Aleks Nikës nisi betejën në Strasburg, një hap shumë i rëndësishëm për të shkuar drejt një vendimi për drejtësi. Për ngjarjen e 21 Janarit akuzohet ish-kryeministri Sali Berisha si urdhërues i këtyre vrasjeve, bashkë me zyrtarë të tjerë të institucioneve shtetërore të asaj kohe.

19 Komente

  1. T
    Timi

    Perfekt, pas disa javësh lexojmë që ka humbur origjinali.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Public opinion matters

      Tallni trapin me kete popull sa t'ju vije dita... qofte dhe prej zotit!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigrant

        Bravo xhaxhait te tij qe Ka ditur te ndjeke ceshtjen pa' u ndalur.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me thone sali berisha mue o budallenj

          Kjo familje mundi shtetin thote beci shoku dumdumeve dhe gjingjoneve... Duhet te mundi drejtesine qe eshte mburoje e kriminelit sali dhe hajduteve te PD qe nuk preken.... Po te ishin soc do shikoje ti qe edhe me fakte te sajuara te rrasin brenda

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sufllaqe

            Ca thu o idiot, Becin e hoqi Dumani vetë, po ik merr gocen se ka mbaru pune ne motel me drejtorin qe te mban ty ne punë.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me thone sali berisha mue o budallenj

              Ore trap me sufllaqe,ky ish,shquhet per llapaqeneri me keq nga turi kali klodiana. Per cfare eshte shquar ky ish prokar bashke me gjin gjonat e ndojat e ata qe nxori vetingu jashte sistemi dhe po shijojne ,placken e grabitur nga populli hallexhi,ju cecenet njesoj si kopili serb saliu shquheni per fjalorin e bukur

              Përgjigjjuni
          2. N
            Nje ish naftetar

            Drejtësi??? Në pritje për ardhje!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejtesi e munguar

              Gjyqtaret tane jane shume te zot.Ka mundesi qe pergjimi i dorezuar te dale nga "ekspertet tane" jo origjinale dhe e manipuluar.Nga momenti qe nuk duam drejtesi dhe kemi 15-vite qe heshtim e bejme teater,saga e vrasjeve ne bulevard do te vazhdoj.Bravo i qofte Avokatit Mark Nika qe po perballet me nje shtet qe nuk do drejtesi.

              Përgjigjjuni
              1. S
                SaHale Lugati i Vucidollit

                Jovetem qe jane te zot por jane shume te zan me pune dhe te lodhur, sa te zgjohen nga gjumi, do fillojn me i dhan drejtim pirgut te dosjeve... Te gjithe e dim qe nuk u duhet nderhyre ne punet e tyre (te drejtesise), por nuk kuptoj nje gje pirgu i dosjeve eshte ber mullar, dhe keta karabushat e drejtesise me gjykates e prokuror, kur do te fillojn te punojn per te cuar para drejtesise kriminelet dhe vrasesit... 15 vjet kane kaluar dhe kjo qeveri s'i kerkoka dot llogari Ministrit te Drejtesise, Krye Prokurorit, ASPAK-ut. Kryetarit te Gjykates, po c'dreq drejtesie eshte kjo kur dosjet po kalben dhe asnjeri s'punon apo kerkon llogari!?

                Përgjigjjuni
              2. D
                Detari

                Ti je nje nga shkaktaret e shketerrimit te drejtesise . Si ke fytyre dhe ben ekspertin ti qe mezi nderton nje fjali kur flet ??? As per roje naten nuk ben ,

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nata

                  E mbani mend videon e Likes me zë e figure? Doli qe ishte e “ manipuluar” dhe sot e ksaj dite Likja nuk ka akuze per kete video, por ngeli peng i Berishes qe ia mbuloi! Drejtesia, SPAKU?! Hahahaha! As mos prisni, nje plak i çmendur i akuzuar per vrasje korrupsion vjedhje te pasurise publike, eshte i lire dhe leh i jargavitur si qen i terbuar, ndersa te tjere per shume me pak mbahen ne burg me vite pa dale ne gjyq!

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Juristi pensionist

                    Heshtja, e të gjitha forcave politike, përballë krimit shtetror, është tradhti ndaj popullit, rendit kushtetues dhe të drejtave të njeriut. Ju, politikanët shqipfolës, të të gjithha ngjraeve, që e heshtët një krim të tillë, jeni shqipfolës antishqiptarë. Edhe Rama, si hipokrit, me tufat me lule në çdo 21 janar. Bravo Mark Nika! Të kam njohur si jurist i ditur, i mençur, i guximshëm, i ndershëm, që në kohën e diktaturës komuniste. Urime të përzemërta për fitoren e madhe mbi kriminin e organizuar shtetror!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Public opinion matters

                      Pse nuk e konfirmon dikush nga SPAK? Pse nuk bejne deklarate publike ata te spak nese e kane marre kaseten? A i kane dhene ketij gazekarit nje cope leter me firme qe konfirmojne marrjen ne dorezim nga SPAK?! Perndryshe, eshte tallja e trapit e radhes e Edvin e Sali me kete popull qe ha... marmalate akoma! Presin gjithcka nga zoti! Se per cfare e kane ate koke mbi supe, nje zot e di!!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        Sali maloku ky monstër vrastare duhet të përgjigjet për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm kur protesta kish mbaruar dhe njerzit po largoheshin.Asnjë tjetër nuk do guxonte të jepte urdhër për të vrarë përveçëse saliut,kjo monstër e bishë kriminale. PS:JuTi Namir dhe ti Bjorn mos më bëni ban pse e quaj malok bishën gjakatare sali Viçidolin që ka vëlla Karaxhiçin sërb.E quaj malok sepse si shumë shqiptarë e urrej këtë kriminel të ndyrë që simbolizon Balozin e zi.Këtij qelbësi ja numëroi të gjitha krimet në parlament Taulant Balla që ky si një gangster rrugaç iu drejtua dikur Taulantit se ta bëj fytyrën të zezë si këpuca,sepse e akuzoi për pisllëqet që ky palo njeri kish bër.Ju të dy nuk më kuptoni por Merua më kupton.Dikur edhe unë ashtu si Merua e kam pësuar për qefin e sali kërmës.Por që nga 1997-a e këtej e kuptova se saliu ishte përveçëse kriminel edhe hajdut e i korruptuar.Ky njeri i ka shkaktuar shumë të këqia Shqipërisë dhe shqiptarëve si brënda dhe jashtë vëndit,kimbit në përgjithësi.Ju duhet të dini se familja ime e ka pësuar nga komunistët e partisë së saliut më Prill 1985,prandaj ne u bëm me PD,por u zhgënjyem nga dhëndërri i Sërbisë,miku i Fazlliçit,prandaj e urrejmë atë.E Rama edhe pse udhëheq një qeveri të korruptuar në dallim nga sali qeni nuk është vrasës gjakatar.Pra është e keqja më e vogël midis dy të këqiave.Prandaj më lejoni si shumë të tjerë ta shpreh atë që ndjej për këtë armik të shqiptarëve i cili sa herë ka qënë në pushtet ka vrarë shqiptarë.Ju përshëndes nga Londra.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ish jurist

                          Kaseta do te grabitet. Kush e ruan SPAK-un, një roje nate. Ajo kasete sot eshte më e rendesishme se thesari i Shtetit (që edhe ky u vodh). Tek kaseta varet e ardhmja e Kombit.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            O hej ,o hej

                            Kaseten ore mjeran e ka grabitur Arvizu qe kur protestuesit paqesor i quajti te dhuneshem dhe snajperin Berisha "burre shteti"! Ai proçes nuk do gjykohet kurr deri sa kryekrimi te ngordhe e pas ngordhjes do te quhet fajtor. "Jam Sali Brrrrrisha une or budallenj"!Plumbi hiqet me plumb,ndonese nuk ka me burra zakoni se i çburreroi Washingtoni.

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Realisti

                            Po t’i shkohet deri ne fund 22 janarit Berisha,Lulu,Rama dhe Balla dalin fajtoret e vertete.Rama e Balla qe e pergatiten Berisha dhe Luli qe e realizuan.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Realisti

                              Po t’i shkohet deri ne fund 22 janarit Berisha,Lulu,Rama dhe Balla dalin fajtoret e vertete.Rama e Balla qe e pergatiten Berisha dhe Luli qe e realizuan.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Realisti

                                Po t’i shkohet deri ne fund 22 janarit Berisha,Lulu,Rama dhe Balla dalin fajtoret e vertete.Rama e Balla qe e pergatiten Berisha dhe Luli qe e realizuan.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje