Avokati: Ervis Martinaj ka më shumë se 34 pasuri

18 Shkurt 2023, 22:25Kronika TEMA

Avokati: Ervis Martinaj ka më shumë se 34 pasuri

Avokati Edmond Petraj e konsideron pasurinë e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, më të madhe se ajo që iu sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në emisionin “Review”, Edmon Petraj u shpreh se duke qenë mbret i lojërave të fatit, Ervis Martinaj ka pasur mundësi që të krijojë shumë pasuri.

“Po flasim për një person, për një biznesmen që ka qenë mbreti i lojërave të fatit. Duke qenë se ka qenë mbreti i lojërave, ai ka pasur mundësi të krijojë pasuri. Kjo shifër shumë e vogël në këtë rast, pasuria është shumë e vogël.

Në rastin në fjalë, për çdo pasuri, SPAK-ut i del për detyrë të hetojë në mënyrë analitike me ekspertë financiarë, njohës shumë të mirë të ekspertizës, nga burimi deri në fundore. Nuk është aq e thjeshtë, kjo është një dosje shumë voluminoze, do disa ekspertë shumë të mirë”, theksoi ai.

1 Komente

  1. b
    beni

    Po per pronat e trasheguara nga e ema ne Dhermi te cilat ja dha shteti Samir Manes per 1 Euro si investitor strategjik nuk flitet fare .Apo atyre u eshte gjetur vendi?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje