Avokati humbi ndjenjat gjatë seancës gjyqësore në Tiranë, policia: Shkak arresti kardiak

29 Janar 2025, 12:29Kronika TEMA
Avokati humbi ndjenjat gjatë seancës gjyqësore në

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e avokatit Gjovalin Ulndreaj, që ndërroi jetë në spital, pasi humbi ndjenjat në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Efektivët informojnë se gjatë ditës së djeshme, më 28 janar, avokati ka humbur ndjenjat gjatë seancës gjyqësore në Apel dhe më pas është dërguar në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 59-vjeçari nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur nga arresti kardio-respirator.

"Më datë 28.01.2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit, Tiranë, gjatë një seance gjyqësore, ka humbur ndjenjat shtetasi Gjovalin Ulndreaj ,59 vjeç, avokati, i cili është dërguar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje