Prezantohej si "mbesa e Edi Ramës", dënohet me burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA

28 Janar 2025, 18:17Kronika TEMA
Prezantohej si "mbesa e Edi Ramës", dënohet me burg i riu

Gjykata e Tiranës dënoi këtë të martë me dy vite burg Ermes Hoxhallin, të riun i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në SHBA duke mashtruar zyrtarë të Ministrisë së Arsimit nëpërmjet falsifikimit.

Hoxhalli u dënua për falsifikim dokumentesh dhe falsifikim kompjuterik, teksa përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.

Më 20 nëntor të 2024 Prokuroria e Tiranës mbylli dosjen dhe dërgoi për gjykim ndosjen ndaj Ermes Hoxhallit, 20-vjeçari i cili akuzohet si organizatori i një skeme mashtrimi në institucionet arsimore me bursat për studim.

Pas një hetimi intensiv 6-mujor nga Njësia e Hetimeve Kriminale pranë Ambsadës Amerikane në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës u zbulua se Ermes Hoxhalli 20-vjeç mashtronte mësues dhe nxënës duke premtuar programe me udhëtime falas në SHBA duke u hequr si mbesa e kryeministrit Edi Ramës, Klea Rama.

Në programin me bursa falas në SHBA rezultojnë të përfshirë një numër i madh nxënësish dhe mësuesish nga Shqipëria.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    pas dy vitesh ky del profesor dhe ju i rruni molet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje