Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në portin e Vlorës, procedohet penalisht 56-vjeçari

28 Janar 2025, 13:25Kronika TEMA
Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në portin e Vlorës, procedohet

Një 56 vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi 20 mijë e 345 euro në portin e Vlorës.

"Specialistët e Seksionit të Hetimit dhe ZMPKT Vlorë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 56 vjeçe, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në portin e Vlorës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. Sh. dhe kontrollit në automjetin e tij, gjetën 20 345 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi", njoftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje