Shfaqi probleme shëndetësore në sallën e gjyqit në Tiranë, avokati ndërron jetë në spital

28 Janar 2025, 15:40Kronika TEMA
Shfaqi probleme shëndetësore në sallën e gjyqit në

Avokati Gjovalin Ulndreaj ka ndërruar jetë sot, pasi është ndjerë keq gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Sipas njoftimit të dhënë për media, avokati Ulndreaj është dërguar me urgjencë në spital, ku për fat të keq ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.

Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj.

4 Komente

  1. T
    Teli

    Do ta kenë helmuar rrugës,,,,

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nata

      Pushofte ne paqe! Me siguri qe Rama do kete gisht ne vdekjen e tije! I lutemi Qim Porkos te beje nje emision ne tv ku deshmoje se mqs zemra eshte ne krahun e majte, atehere eshte e qarte se faji eshte te e majta!

      Përgjigjjuni
      1. E
        EMIGRANTI

        Shpresoj te njenjten per GJOKUTA. Ngushellime per te ndjerin

        Përgjigjjuni
        1. V
          Varet nga provat qe do nxirrte, ke dhe cfare do zb

          C'moshe kishte avocati?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje