Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimin e dhënë në 31 tetor të vitit të kaluar ku Gjykata e Apelit të Tiranës e shpalli fajtor duke e dënuar me 21 vite burg.
Avokati i tij Idajet Beqiri, në një intervistë për mediat u shpreh se ato kërkojnë që Izet Haxhia të marrë pafajësinë pasi është i pafajshëm. Sipas Beqirit, Sali Berisha është personi i cili ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin.
“Prokuroria gjeti shkelje të rënda gjatë procesit. Ishin prova dhe për ne! Dëshmitari kryesor ai që e zbërthente procesin ishte Sali Berisha. Pozitën e Izet Haxhisë e kishte në dorë Sali Berisha. Gjykata e Apelit mbylli sytë dhe çështjen e morën në dorë 3 gjyqtare të reja. E la në fuqi vendimin duke bërë një arsyetim, një histori dhe banalizohet ajo histori se çfarë ka ndodhur dhe çfarë jo. Tani problemin e pafajësisë së Izet Haxhisë jemi të bindur se duhet të na e japë Gjykata e Lartë.
Nga gjithë përmbajtja e asaj dosje, vetë dëshmia e Sali Berishës e nxjerrë të pafajshëm Izet Haxhinë. Sali Berisha thotë se e nxori në prit një punonjës i SHISH. Gjykata e Lartë ka marrë dosjen, është hedhur në short.
Shikon tek ai short që i ka rënë jo një çetë e kapur nga politika. Ai ka një besim që çështja do të shikohet me objektivitet. Vrasja nuk është zbardhur. Nëse nuk do të ishin veprimet aktive të Sali Berishës nuk do të ishte vrarë Azem Hajdari. Në prite Azem Hajdarin e nxori Sali Berisha”, deklaroi ai. Po ashtu, zoti Beqiri tregoi se si mund të ishte shmangur eliminimi i ish-deputetit Azem Hajdari.
“Nëse ai nuk do të ishte i interesuar që mos bëhej ajo vrasje, ai do të kishte bërë një gjë, po të kishte marrë policinë se ato janë në pritë dhe ta verifikojnë, do të ishte parandaluar vrasja. Kemi bindjen se Gjykata e Lartë, se Izet Haxhia do të marrë pafajësinë. E meriton pasi nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit”, nënvizoi Beqiri.
Kujtojmë se Izet Haxhia akuzohet se në maj të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish-deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022, por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Njeri me mjalte se tjetri. Rrofte BISHA @
Ky qënka dhe më budalla se ajo që thotë Cenua. Dëshmitë, që kemi lexuar në media, Haklaj e Izet, dhe ndonjë tjetër, thonë se Haklajt nuk kishin shkuar për të vrarë, dikë. As Sali Berishën, e aq më pak Azemin. Berisha vetë nuk ka ditur kush janë, gjithashtu as Azemi, prandaj ka shkuar si garip me kobure me silenciator. Nëse mund të mendohet se dikush ka pasur mendi për të vrarë, ai ja qenë Azemi. Një kobure me silenciator, natën, dhe në atë periudhë, merret me vete vetëm për të vrarë dhe fshehur vrasjen. Për tu mbrojtur do ishte më mirë të ishte pa silenciator. Një e shtënë, ose më shumë do jepnin alarmin, dhe mund të ndërhynte policia. Nuk ja vlen me u marrë me debila të tillë. Dhe Cenos i thashë "vari hejbet e lene "avokatin" të bëjë budallallëkun e radhës." Është humbje kohe të merresh me budallenj.
BERISHES ÇA TI MBJ PRAGU SHTEPIS DHE TER FISI
Av. leshi Ido B...qiri ME URDHER NGA LART ne 1996 do padiste ish truprojen e Saliut ate Izet Haxhine se ishte rrahur paq prej tij. Pas 25 vitesh Av. B...qiri do te behej Avokati Mbrojtes i ish truprojes Saliut atij Izetit pra qe ja kish zbutur kurrizin ne 1996 (mire thone se - Dajaku ka dale prej Xhehnetit) Dhe Izeti me "avokaturen" e B...qirit hengri 21 vite burg! Tani Av. B...qiri kerkon t'ja rrase me thelle klientit tij kur pretendon se "Azemin e ka nxjerre nga selia Berisha" kur ka tabulate e deshmitare qe vertetojne se Azem Hajdari ne 12 shtator 1998 doli nga selia e PD nga thirrja e Izet Haxhise per te takuar Haklajt. Shkurt Av. B...qiri serish ne rolin e atij qe di te beje me mire, Bedelit, e serish ME URDHER NGA LART si ne 1996.
Te gjithe Vrasjet Politike por edhe ato ne Tropoje mbajn Vulen e Kryekurves serbe saleh brrisha
Kujt i plasi hajdari se kush e nxori ne prite ket badolen qe i vuri zjarrin vendit