Donald Petani (Alimuçaj) është prangosur nga Policia e Vlorës në kushtet e flagrancës, pasi ishte nisur për të kryer një ngjarje kriminal. Ai është ndaluar në lagjen “Aleksandëria” nga efektivët civilë dhe menjëherë është arrestuar, me një armë zjarri kallashnikov me vete.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov. Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov. Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Pse sdalin ato Goret si Klodjana Lala dhe Artan Hoxha, dhe të thonē Bravo Policia.
Ndoshta kët që ju keni arrestue, ështe ndonjë katunar, që ështe nisur, të vrase, se pse më shikone shtrembet, ose pse më shikone gruan a po dashnoren. Dhe nuke ështe nga ate të fortit, që i përkasin bandave kriminale, ose nuke ështe i lidhur me njerzit me pushte, ... Se po të kishte qëne bandi i ndonjë bande kriminale dhe i lidhur me njerzit e pushteti Kure nuke do e kishi arrestue. Se pse në shumicen e rasteve policija dhe shefat e policies jane të lidhur me krimin dhe me Bandat kriminale. Njësoj si politikanet laret. Pare ca ditve një shokut time në Laçe ja bën makine cope cope. Errdhi policija por, sa po bandit dhe të fortit dolen, dhe ca të tjer errdhen me pistolet në dore policija iku me vrape dhe i tha merru vesh vet me ta pashe një Zot. Se pse ne nuke të ndimome dote. Kjo ështe policija që ne kemi tashe e 32 vite. Qytetarin dhe njeriun e thjesht nuke e ndimone kurre.
Zoteri i nderuar, Kjo që thua ti, nuk ka ndodhur para ca ditëve. Kjo ndodh çdo.muaj ne dhjetë vende të Shqipërisë njeheresh. Policia qe duam të kthen shpinen kur të ze rrota bishtin me bandat. Ndersa fakiret i arreston pa nje pa dy, dhe behen gangsterë policët. Dhe kjo nuk ka të bëjë.me Ramen apo Saliun. Me bandat njesoj ka qenë policia per 30 vjet. Ose me ata qe kane pushtet ekonomik apo politik. Psh, ai djali qe vrau familjen emigrante shqipetare ne rrugën Fier-Vlore, ku ka perfunduar? Është në burg, apo jashte? E ka nxjerre nga burgu babai i pasur?
Bravo policia.Ju lumte.
BRAVO! Policise, por dhe nje BRAVO e RESPEKT, strukturave dhe agjenteve te Policise.
"shtriu ne toke" dhe "asnje levizje" sikur nuk shkojne me njera tjetren. Si mund te shtrihet ne toke nje njeri pa levizur!? Si puna e atij doganierit te porti qe i thoshte nje shoferi italian "tu, fermo avanti"!