
Një 29-vjeçar nga Vlora që ka emigruar në Spanjë është zhdukur dhe nuk ka asnjë kontakt me familjen e tij.
I riu që ka humbur kontaktet me familjen është 29-vjeçari Artjol Ramaj. Ai ka udhutuar drejt Spanjës pesë muaj më parë, ndërsa kontakti i fundit që ka pasur me familjen është më 2 mars.
Nëna e 29-vjeçarit dyshon se djalin mund ta kenë rrëmbyer, teksa tha s ka bërë denoncim për zhdukjen e djalit sin ë policinë shqiptare dhe atë spanjolle.
“Asnjë kontakt deri më sot me çunin. Policia na thotë se është rrëmbim. Bashkëshorten atje nuk i thonë asnjë gjë. I thonë: Mos ki merak, është rrëmbim, vrasje nuk është.
Dyshojnë tek një person, se kanë qenë dy veta që e kanë bërë këtë punë. Ky i zoti i shtëpisë dhe ky tjetri që e ka marrë djalin peng. Se janë gjetur në makinë gjurmët e djalit, por çfarë janë këmbë dhe rroba nuk dihet.
Ata e dinë se çfarë kanë gjetur, gjurmë flokësh apo ndonjë gjë tjetër, vetëm gjetëm gjurmë të Artjolit, na thonë”, rrëfen e ëma e Artjol Ramajt për “Ora news”.
Me vjen keq per kéto nena qe denoncojne humbjen e djemve, por duhet te kuptojne qe shume prej tyre kane kaluar gradualisht neper etapat e meparshme te implikimit ne trafiqe dhe te marrjes se pakove me para droge nga djemte. Duhet ta kuptojne qe kur kalon neper keto etapa, shume shpejt do te vije dhe rrembimi per afera droge....