"Mos më shkruaj në Facebook se e ka dhe gruaja", dalin përgjimet e trafikantëve të drogës në Tiranë

23 Mars 2023, 12:40Kronika TEMA

"Mos më shkruaj në Facebook se e ka dhe gruaja", dalin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dy grupet kriminale të arrestuar ditën e djeshme në Tiranë.

Në dosjen e siguruar për trafikun e drogës ka disa përgjime të një person me emrin e koduar " Oni" i cili është i infiltruar i policisë dhe lejohej të blinte nga një prej të akuzuarve Mahrem Tarushi lende narkotike te llojit kokainë.

Replikat mes tyre:

Oni: 0 Remo

Mahrem Tanushi: Në këmbë erdhe amon mqafsh mu

Oni: Po ça ke bo? A dalim anei? Ca bohet si ke qenè?

Mahrem Tanushi: Hic me mirè ja ne shpi ça do bejme ... (nuk kuptohet) me vdekshin robt mè

Oni: Po sa do ma japesh?

Mahrem Tanushi: 55 pra, aq e jep Nori qafsha të gjithë, me vdekshin robt

Oni: Eme vari lesht, ça ke bo ti?

Mahrem Tanushi: B-Ca të bejkmë

Oni: Po s’ke numër ti lale?

Mahrem Tanushi: Po mshkruaj ne facebook mo burr.

Oni: Në facebook nuk te shkruj une se e ka nusja.

Mahrem Tanushi: Po s’ka gjë pra, ik se flasim e takona.

Lini një Përgjigje