Babai vret dy djemtë 10 dhe 13 vjeç dhe shkon në Polici: I dërgova në Parajsë

23 Mars 2023, 10:20Kronika TEMA

Babai vret dy djemtë 10 dhe 13 vjeç dhe shkon në Polici: I

Një tragjedi e rëndë në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kocaeli të Turqisë, ku një burrë i idenfitikuar si Murat R., është paraqitur papritur në komisariatin e policisë së zonës, duke iu drejtuar policëve të shërbimit: “Fëmijët i dërgova në parajsë, tani erdha këtu”.


Duke parë sjelljet e tij të çuditshme, fillimisht policët dyshuan në atë që ai tha dhe për verifikim u nisën drejt banesës së personit në fjalë, ku fatkeqësisht zbuluan tragjedinë. Ata gjetën dy djemtë e autorit, 13-vjeçarin Yağmur R. dhe 10-vjeçarin Emre R., të masakruar në krevat.


Autori dyshohej se ishte i paqëndrueshëm mendërisht, ndërsa u ndalua menjëherë nga policia. Në trupat e dy vëllezërve që humbën jetën nuk u gjetën plagë apo shenja sulmi, duke ngritur edhe më tej dyshimet për ngjarjen.


Policia nisi hetimet përkatëse për ngjarjen, ndërsa trupat e djemve të pajetë u dërguan në morg për kryerjen e autopsisë, që do të çojë në zbulimin e shkakut të vërtetë të vdekjes së tyre.

8 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Ata gjetën dy djemtë e autorit, 13-vjeçarin Yağmur R. dhe 10-vjeçarin Emre R., të masakruar në krevat." "Në trupat e dy vëllezërve që humbën jetën nuk u gjetën plagë apo shenja sulmi, duke ngritur edhe më tej dyshimet për ngjarjen." këtë nuk e kuptoj?? dhe të "masakruar" dhe "nuk u gjet asnjë plagë"??ndoshta është shqipja e re e "universiteteve kristal"të pastra!?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa Emer

      filluat e ju me keto lajme me budallenj. hiqini mos u beni pjese e stresit. Per ca i publikoni keto lloj lajmesh? ca interesi keni ti prishini humorin atyre qe ju lexojne?

      Përgjigjjuni
      1. ,
        ,

        Po kujt i plasi kari për lajmet e turqisë? Ne jemi në shqipëri këtu, kemi shpallur pavarësinë që nga viti 1912. Kronika mbahet për lajme në shqipëri

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhindi

          U gjenden te masakruar por ne trupat e tyre nuk u gjenden plage apo shenja sulmi... A ju marrte muti shalet juve, me keto paragrafe...

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            O gazetar artikullshkrus , paske rrog te vogel duket nga lloi barit qe perdor , ne nje vend shkruan qe policia i gjen djemt te masakruar , dy rreshta me posht thua u gjeten pa shenja dhune , kur te them nderro barin mere me cilsi ste them kot, fmive i qoft dheu leht keshtu esht kur sa lind shkon ne xhami .

            Përgjigjjuni
            1. "
              "BOHOTINA"

              Dakort plotesisht me komentuesin anti25642654censurë.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komunist me Rolex

                Ca i keni këto përkthime "te masakruar po pa shenja dhune dhe plumbash" !!!? Nga Banglageshi i keni marrë??

                Përgjigjjuni
                1. g
                  ganiu

                  Përkthyesi është nga Bangladeshi.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje