Të burgosurit në Maqedoninë e Veriut hapin tunel prej 50m për t’u arratisur

22 Mars 2023, 13:44Kronika TEMA

Të burgosurit në Maqedoninë e Veriut hapin tunel prej 50m

Një pjesë e të burgosurve në “Idrizovë” të Maqedonisë së veriut, kanë gërmuar një tunel për arratisje.

Sipas informacioneve që përcjellin mediat vendase, tuneli ka disa muaj që është hapur, ndërsa në të qëndrojnë të dënuar me burgim të përjetshëm ose me shumë vite burg.

Gërmimi i tunelit është i mirëorganizuar, ndërkaq disa prej të burgosurve kanë punuar me turne.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili menjëherë shkarkoi drejtorin Shpend Tahiri dhe emëroi Zoran Jovanovskin.

Lini një Përgjigje