Drejtoresha e shkollës në Durrës humb jetën pasi e zë korenti në dush

22 Mars 2023, 16:47Kronika TEMA

Drejtoresha e shkollës në Durrës humb jetën pasi e zë

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë në Durrës, Ornela Gjeçi, ka humbur jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.

Gjeçi, 45 vjeç është dërguar në spitalin e Durrësit rreth orës 08:20 nga bashkëshorti i saj.

Fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se 45-vjeçarja ka mbërritur në spital pa shenja jete.

“Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë - Ornela Gjeçi. 

Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë.

Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. 

Pushofsh në paqe KOLEGE”, shkruhet në reagimin e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.

Drejtoresha e shkollës në Durrës humb jetën pasi e zë

14 Komente

  1. T
    Tallavaja

    Keto gjera ndodhin vetem ne Shqiperi. Te jape doreheqjen Rama, te shkarkohet urgjentisht, merrni vesht or tej. Sa per mesuesen, ngushellime familjes dhe nxenesve te saj qetesi. Dita e Sulltan Novruzit.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia e munguar

      U prehsh në paqe zonjë e nderuar! O shtet I rrumpallës! O turpi I botës ku jetojmë! Sa shqiptarë e të huaj kanë vdekur në Shqipëri duke u larë në dush.... Shtet pa standarte dhe Berisha plera për dekada me radhë flet për përmbysje komunizmi. Kulmi! Ndërkohë gjithë puna e tij u bë rreth korrupsionit e krimit ku zhyti familjen e tij.

      Përgjigjjuni
      1. a
        altin

        quhet tokezim or mik prandaj kabulli ka tre tela brenda ai me te verdhe dhe jeshile zakonisht eshte tokezimi ,prandaj edhe priza blehet qe te kete vendin e tokezimit ....po juve ju ka mbytyr injoranca dhe kerkoni nga qeveria idiotesira te kesaj natyre .rama idiot dhe fisderr eshte si gjithe politika shqiptare po sec lidhje ka me kete artikull ju e dini

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tony

        Po pse Rama I instalon dushet!!!! Elektricisti dhe hidrauliku qe i kane instaluar dushin te paguajne shtrenjte jeten e humbur dhe te vene ne burg. Cdo njeri duhet te ndergjegjesohet kur puneson nje specialist pa licence dhe pa siguracion

        Përgjigjjuni
        1. D
          Davidi

          Probabiliteti zero! Te hetohet i shoqi.

          Përgjigjjuni
          1. L
            LORA

            Njesoj mendoj edhe une,David.

            Përgjigjjuni
            1. i
              ing mek

              vrasje ose vetvrasje...dushi eshte alibia

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tomtom1

              Duhet ta kishte tokezuar burri boilerin, moj e shkrete! Cfatkeqesi! Per te ardhur shume keq te vdesesh nga dicka qe mund te sigurohej me pare dhe thjeshte.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kujtim Elezi

                I bejne pa tokezime firmat dhe shteti nuk kontrollon gje

                Përgjigjjuni
              2. N
                Ndoci

                Or tej çpun ka Rama me kete ndodhi korenti ne dush! Ta kujtojme fisniken! Tallavaj!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lleshi

                  S,ka faj qeveria per dushin

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Baftjari

                    Ska faj qeveria... se nuk vendos standarte dhe rregulla per sigurine e jetes se Shqiptareve...por vendos standarte dhe rregulla ne ndarjen e parave te fitura nga korrupsioni dhe krimi I organizuar...Ska faj jooo.

                    Përgjigjjuni
                    1. z
                      zot FALE ------Ta gezoje BAFTJARI !!!!!!!!!!!!

                      Ta gezoje BAFTJARI !!!!!!!!!!!!

                      Përgjigjjuni
                    2. d
                      drita

                      se pari ngushllime bashkeshortit, familjes, kolegve te punes e gjithe te njohurve. sincerisht me erdhi keq. por, mendoj se per kete rast duhet te kete nje njoftim zyrtar nga policia si qendron e verteta, si ka ndodhur realisht, si shpetuan ata qe i dhane ndihmen etj. aty ka disa pikepyetje. larg qofte a mos eshte vrasje, vetvrasje a po realisht aksident. publikisht e sa me pare. edhe nje here ngushllime, i qofte dheu i lehte

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje