Zbardhen detaje nga operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në Tiranë, si vepronin dy grupet kriminale! Baza në Yzberisht dhe zona të tjera të kryeqytetit

22 Mars 2023, 13:55Kronika TEMA

Zbardhen detaje nga operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dy grupet kriminale të goditura ditën e sotme në Tiranë, të cilët shpërndanin drogë pranë shkollave.

Mësohet se dy grupet kishin bazën njëri në Yzberisht e tjetri në lagjet e tjera të kryeqytetit,dhe shpërndanin lëndë narkotike, ku kokaina e heroina kryesisht shpërndahej nëpër lokale, ndërsa kanabisi në afërsi të shkollave.


Nxënësit e gjimnazeve ishin klientë kryesorë të kanabisit dhe grupet nuk kishin një person kryesor. Sa i përket vajzave të përfshira në këtë aktivitet, ato tashmë janë në kërkim dhe rezultojnë të kenë dalë jashtë vendit.

Më herët, Policia e Shtetit bëri me dije se 20 persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas saj, këta eksponentë janë mbajtur nën vëzhgim dhe veprimtaria e tyre kriminale është dokumentuar me prova ligjore.

Lini një Përgjigje