Shkaktoi dy aksidente në Vlorë duke plagosur dy persona, gjykata lë në burg ish-drejtorin e Doganës së Fierit

23 Mars 2023, 10:47Kronika TEMA

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë duke plagosur dy persona, gjykata

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin.

Ish-drejtori i doganës së Fierit të hënën e 20 marsit shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.


Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar këtë kërkesë.

1 Komente

  1. A
    Askushi

    I kish ardh koha ketij plehres si i fort gjoja.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje