Zvarritet procesi "Gërdeci", flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

23 Mars 2023, 16:00Kronika TEMA

Zvarritet procesi "Gërdeci", flet avokati i familjarëve:

Në një prononcim për mediat, avokati i familjarëve të Gërdecit, Dorian Matlia, kërkoi nga gjykata të menaxhojë më mirë procesin me rihapjen e cëshjtes.

“Sot e shtyu seancën për t’i marrë mendim palëve, për të verifikuar statusin e kërkuesve, pra të familjes Durda, a janë viktimë apo jo të krimit. Pavarësisht se vendimi dihet botërisht, gjykata vendosi të bëjë këtë lloj procedure.

Me thënë të drejtën, s’më duket aspak normale, sepse viktimat e krimit thirren nga gjykata, dhe nuk është gjykata që vendos nëse do i thërrasë apo jo. Ajo duhet thjesht t’I thërrasë dhe kaq.

I bie të fillojë të pyesë edhe a duhet të marrë pjesë prokurori, a duhet të marrë pjesë i pandehuri, gjë që i ka zgjidh ligji dhe s’ka pse t’I zgjidhë gjykata.

Ne e konsideruam herën e parë sikur kishte një lapsus, pra gjykata mos i dinte mirë emrat. I paraqitem provë e të gjitha, dhe ndodhi edhe sot që nuk mori vendim. Palët janë aty, gjykata duhet të menaxhojë mirë procesin.” -u shpreh ai.

3 Komente

  1. 1
    1

    Avokat nuk e kupton qe kjo po sorollatet qe Medihoxhes mos ti hyj gjemb ne kembe?E sigurt qe kjo pune do vazhdoj shtyrje pas shtyrjes derisa te mbyllet kjo histori

    1. A
      Aladin

      Medi pushtin dhe kryehajdutin vrases , po nuk e denoi drejtesia ,ai do te perfundoje ne litar ose ne ndonji kanal ,ka vrare 26 njerez ,kur per nji njeri duhet denim 25 vje.... Nuk falen jetet e njerezve ,duhet shpagim dhe ky do te jete I rende per kete trafikant ,me shume se mund te mendohet... besoj..

      1. P
        Protestuesi

        Shtyjeni, shtyjeni, derisa te shqyhet, avokat leshi! Shty gjyqet, anullo gjyqet e keni mbushur arkivin me dosje pa fund. Kur do tu vije radha gjykimit te dosjeve me metoden e shtyrjes?! Kjo nuk eshte drejtesia, qe pret dhe qe priste populli! Fajtoret duhen ndeshkura ne kohe, jo kur t'i teket gjykatesit, duke e justifikuar me fjalet: -Kane kaluar mbi 10 vjet, mbi 20 vjet! Uroj te gjithe shqiptaret: -Mos paçin kurre pune me gjykatat shqiptare! Ne sistemin e drejtesise keta ''juriste'' jane bere me te etur se biznesmenet mafioze per pasuri dhe keshtu do te vazhdoje, nese nuk u sekuestrohet mbipasuria e korrupsionit dhe e shkfytezimit te postit... atmir edihu duhet te ishte mne mbarim te burgut tani, ndersa akoma sorollaten viktimat neper dyerte e gjykatave e prokurorise. Bastard fatkatran Hoxha eshte fytyra me e urryer ne krye te nje partie-shoqate republikane dhe nuk ka guxuar kurre t'i referohet dates se themelimit te Shqiperise REPUBLIKE! Leve e sali veremit, te dy aktore te korrupsionit dhe masakres ne Gerdec.

        Lini një Përgjigje