Nga Edmond Hoxhaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e shkallës së parë të vetingut për ish-gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari dhe la në fuqi shkarkimin e saj për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe për mosdeklarimin e revokimit të vizës amerikane.
Megjithatë, Hajdari arriti të hiqte nga vlerësimi i saj konkluzionin e KPK për cënim të besimit të publikut tek drejtësia në ndërtimin e një pallati pa leje, që u rrëzua prej Kolegjit me arsyetimin se kjo gjetje nuk u përket dy kritereve për të cilat është përmbyllur procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi. Po ashtu, disa shkelje nuk u vlerësuan penalizuese.
Fatmira Hajdari u shkarkua prej Komisionit më 18 qershor 2020, pasi u konkludua se kishte mungesë të burimeve të ligjshme për mbulimin e shpenzimeve, krijimin e pasurive dhe për kryerjen e transaksioneve të padeklaruara për 12 vjet radhazi. Po ashtu, KPK konstatoi se ishte kryer vepra penale e “ndërtimit të paligjshëm” në një pallat, që u konsiderua si cënim i besimit të publikut tek drejtësia.
Fatmira Hajdaraj është e veja e Azem Hajdarit, deputetit dhe njërit prej drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit kundër diktaturës në vitet 90’, i cili u vra në vitit 1998. Ajo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, u dekretua në Gjykatën e Apelit të Tiranës, pozicion që e mbajti deri në shkarkimin nga detyra.
Kolegji i ka rrëzuar si të pabazuara shkaqet procedurale të ngritura nga subjekti lidhur me procesin e rregullt ligjor, duke konsideruar se i janë garantuar të drejtat gjatë procesit të vetingut ndaj saj në Komision.
Shkaqet për pasurinë
Hajdari ka kundërshtuar konkluzionin e KPK-së për mosdeklarim të saktë të burimit të krijimit të një trualli me sipërfaqe 454 m2 dhe ndërtesë 95.3 m2 në Tiranë. Ajo ka pretenduar se në vitin 2003 ka pasqyruar të gjithë shumën e investuar për këtë pasuri, duke shënuar të rrumbullakosur shumën 2.7 milionë lekë, me burim pjesërisht kursime familjare që i përkiste vlerës fillestare të blerjes së një apartamenti në vitin 1995 dhe pjesërisht një kredi 2.5 milionë lekë të marrë në vitin 2000. Sipas subjektit, deklarimi “veting” nuk ndryshon me atë të vitit 2003.
Duke iu referuar akteve të administruara, Kolegji konstaton se pasaktësitë e evidentuara në deklaratat periodike bëjnë të pamundur përdorimin e tyre me cilësinë e provës dhe e ka gjetur të drejtë konkluzionin e KPK-së spër deklarim të pasaktë të burimeve të krijimit të kësaj pasurie.
Subjekti ka kundërshtuar konkluzionin e KPK-së për mosdeklarim të saktë në vite të investimeve të kryera në një ndërtesë informale 5-katëshe, si dhe se një e ardhur 160 mijë euro e pretenduar prej Hajdarajt se është përfituar nga i biri prej shitjes së një aktiviteti.
Kolegji konfirmon qëndrimin e Komisionit për mungesën e deklarimeve të momentit të fillimit e përfundimit të punimeve në këtë pasuri, por nuk e konsideron këtë shkelje si të kualifikueshme në ndonjë nga rastet e parashikuara në ligj lidhur me deklarimin e rremë, fshehjen, konfliktin e interesit apo mungesën e burimeve të ligjshme. Sipas KPA, kjo pasuri referohet në deklarimet vjetore.
Ndërkohë, Kolegji vlerëson pa lidhje një shkak të ngritur nga subjekti për konkluzionin e Komisionit lidhur me një truall me sipërfaqe 142 m2, të përfituar me vendim gjykate. Kjo, pasi vetë KPK ka konkluduar se mosdeklarimi i saktë i kësaj pasurie nuk mund të përbëjë i vetëm shkak për shkarkim, duke qenë se subjekti ka deklaruar sipërfaqen totale të truallit përfshirë edhe sipërfaqen 142 m2.
Kolegji e gjen të pabazuar pretendimin e subjektit kundër konkluzionit të Komisionit për mosdeklarim të saktë të një trualli me sipërfaqe 150 m2 në vitin 2015. “Pretendimi i subjektit se kontrata nuk u depozitua për regjistrim pranë ZVRPP-së në vitin 2015, pasi si pjesë e procesit të legalizimit do të konsiderohej e përfunduar vetëm me miratimin e legalizimit dhe për këtë shkak nuk u deklarua në DIPP-në 2015, vlerësohet nga trupi gjykues i pabazuar, për sa kohë regjistrimi i veprimit juridik [kontratës] në regjistrat e pasurive të paluajtshme i mundëson blerësit që të tjetërsojë pasurinë te të tretët, por nuk është element i vlefshmërisë së kontratës për kalimin e pronësisë”, arsyeton KPA dhe konkludon se në vitin 2015 subjekti gjendet në pamundësi në shumën 1.3 milionë lekë, nga 1.5 milionë lekë që kishte qenë balanca negative e konstatuar prej KPK-së.
Hajdari ka kundërshtuar konkluzionin e Komisionit për mosdeklarim të qartë të burimit të një shume prej 207 mijë euro, duke pretenduar se ka deklaruar detyrimit ndaj një shtetasi në shumën 10 milionë lekë, si dhe 160 mijë euro të përfituar nga shitja e biznesit të djalit.
Subjekti ka shënuar në deklaratën “veting” se djali e ka marrë shumën 10 milionë lekë nga shtetasi G.B. në formën e materialeve të ndërtimit në fazën e ndërtimit të karabinasë së një pallati 10-katësh mbi truallin që zotëronte familja.
Por, trupi gjykues i Kolegjit vlerëson se subjekti ka dështuar të provojë me dokumentacion justifikues ligjor marrjen e materialeve të ndërtimit në shumën 10 milionë lekë në 2012-ën, duke konstatuar se ka kryer deklarim të pasaktë. Sipas Kolegjit, kjo situatë passjell mungesë të burimeve financiare.
Lidhur me shkakun e ankimit kundër konkluzionit të Komisionit se e ardhura në shumën 160 mijë euro e përfituar prej djalit nga shitja e aktivitetit nuk përmbush kriteret si burim i ligjshëm, Kolegji arrin në përfundimin e Hajdaraj nuk arriti të provojë se kjo vlerë përfaqësonte investimin e kryer nga i biri, si dhe as pretendimin e saj se në të nuk përfshihej fitimi i munguar nga prishja përpara afatit e kontratës së qirasë.
“…Në kushtet kur për shumën 160.000 euro nuk janë paguar detyrimet tatimore, ajo u konsiderua e gjitha si një e ardhur e re e subjekti të rivlerësimit, e cila nuk plotësonte kriteret e përcaktuara… për t’u konsideruar si e ardhur e ligjshme”, vlerëson KPA dhe vëren se mospërfshirja e kësaj shume për financimin e objektit karabina me pesë kate e vendos Hajdarajn në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme për të justifikuar pasuritë.
Për rrjedhojë është konkluduar balancë negative në vlerën 139 mijë euro për ndërtimin e objektit 10 katësh, si dhe për shpenzimet e tjera për periudhën 2012- 2013, në vlerën prej 34.9 milionë lekësh.
Kolegji e ka gjetur të drejtë shkakun e ankimit të ngritur ndaj konkluzionit të KPK për pamundësinë financiare të bashkëinvestitorit S.T. në objektin informal 10-katësh. Kolegji shprehet se ka shqyrtuar rrethanat e fakteve të rezultuara nga hetimi sa i përket bashkëinvestimit në ndërtimin e këtij objekti, ndërlidhur me konkluzionet e Komisionit në këndvështrim të dispozitave ligjore që rregullojnë statusin e personave të tjerë të lidhur.
KPK e ka konsideruar bashkëinvestitorin S.T. si person tjetër të lidhur duke vlerësuar se marrëdhënia e tyre rrjedh nga një interes pasuror dhe marrëdhënie biznesi siç është marrëveshja private e vitit 2013, shtesa e marrëveshjes private në vitin 2014 dhe kontrata e shkëmbimit në vitin 2016, me palë subjektin e rivlerësimit dhe tre fëmijët e saj si pronar të truallit dhe investitori S.T..
Duke ju referuar edhe jurispudencës së mëparshme të Kolegjit, trupi gjykues konstaton se nga hetimi administrativ nuk rezulton asnjë gjetje mbi bazën e së cilës mund të ngrihen dyshime të arsyeshme për fshehje të pasurive nga ana e subjektit në emër të bashkëinvestitorëve.
“…Bashkëinvestitori S.T. ka investuar në objekt, ka përfituar në përputhje me investimin pjesën e tij takuese, pa kaluar ndonjë e drejtë te subjekti i rivlerësimit, trupi gjykues vlerëson se situata faktike nuk mund të kualifikohet nën parashikimin e nenit 32, pika 4 e ligjit nr. 84/2016 dhe z. S.T. nuk konsiderohet si person tjetër i lidhur, për të cilin lind detyrimi i subjektit për justifikimin e burimeve të ligjshme të pasurisë së tij”, arsyeton KPA dhe e gjen të drejtë pretendimin e subjektit se investitori S.T. nuk është person i lidhur, duke mos iu ngarkuar barra për të vërtetuar burimet e tij të ligjshme.
Ndryshe nga sa ka petenduar subjekti, Kolegji e ka gjetur të drejtë konkluzionin e KPK se ka mospërputhje në ndërmjet deklaratës “veting” dhe asaj vjetore të vitit 2003 lidhur me burimin e krijimit të një njësie me sipërfaqe 67.5 m2, në Tiranë. Sipas KPK, Hajdaraj nuk kishte shpjeguar bindshëm edhe mospërputhjet që egzistonin për vlerën e paguar, ku në kontratën e shitjes figuron 1.7 milion lekë, ndërsa në kontratën e sipërmarrjes rezulton 125 mijë USD.
Gjithashtu, nga analiza financiare e kryer në Kolegj, duke e llogaritur vlerën e njësisë sipas çmimit të kontratës së sipërmarrjes së vitit 2001, por edhe sipas çmimit të kontratës së shitjes të vitit 2003, ka rezultuar pamundësi financiare dhe për të përballuar shpenzimet e tjera familjare. Sipas analizës, ka rezultuar bilanc negativ në vlerën 18.2 milionë lekë përpara vitit 2003, duke u përllogaritur investimi sipas kontratës së sipërmarrjes dhe gjatë vitit 2003 është konkluduar balancë negative në shumën 2.7 milionë lekë, duke u llogaritur vlera e njësisë sipas kontratës së shitjes.
Sipas KPA, Hajdaraj rezulton me bilanc negativ në vlerën 5.5 milionë lekë për blerjen e një automjeti tip Benz. Subjekti ka pretenduar se një hua të marrë nga motra që ka shërbyer si burim nuk e ka deklaruar pasi e ka konsideruar si marrdhënie familjare. Ajo ka këmbëngulur se motra ka pasur gjithmonë punë dhe të ardhura të mira si emigrante në Gjermani, prej vitit 2000. Trupi gjykues i Kolegjit arrin në përfundimin se subjekti nuk arriti të provonte marrëdhënien e huas me motrën e saj për vlerën 10 mijë euro dhe as burimet e ligjshme të krijimit të kësaj shume.
Kolegji ashtu si KPK vlerëson se subjekti ka bërë deklarim të pasaktë lidhur me mospasqyrimin në deklaratën “veting” të pronësisë së djalit të kuotave në dy shoqëri. “…Në kushtet e dijenisë të dinamikave të angazhimit privat të personit të lidhur, të kryerjes së veprimeve financiare në mbështetje të tyre, pretendimi për padijeni të veprimeve noteriale të dhurimit të kuotave nga ana e personit të lidhur, është i pabazuar”, vlerëson KPA dhe shton se subjekti nuk ka rritur të provojë burimin e ligjshëm të këtyre pasurive.
Në ndryshim nga Komisioni, Kolegji vlerëson se pasaktësitë në deklarimet periodike për një ullishtë me sipëerfaqe 950 m2 në Durrës, nuk mund të konsiderohet si një shkak shkarkimi në kuptim të deklarimit të pasaktë.
Hajdaraj ka ngritur pretendime ndaj Komisionit për qëndrime me standarte të dyfishta në vlerësimin e ndërtimeve pa leje, ku në rastin e saj në shkallën e parë të vetingut është konkluduar se ka cënuar besimin e publikut dhe ka cënuar etikën e magjistratit, ndryshe nga sa është vlerësuar për magjistratë të tjerë.
Kolegji e vlerëson jo koherent pretendimin e subjektit se ndërtimi pa leje është realizuar me iniciativë të djalit të saj, pasi punimet janë kryer në truallin në bashkëpronësi të saj. Po ashtu, ka rezultuar se prej Hajdarjt janë ndërmarrë veprime për të fituar pronësinë për sipërfaqe të tjera trualli në funksion të këtij ndërtimi.
“Ndërtimi informal i objektit 10 kate, në shkelje të parashikimeve të ligjit nr. 8405/1998, ‘Për urbanistikën’, në një kohë që ky veprim parashikohej nga legjislacioni si vepër penale, dëshmon se në kundërshtim me ligjin subjekti ka dakordësuar veprimet e personit të lidhur për realizimin e këtij ndërtimi, duke u përfshirë edhe vetë në këto veprime dhe, për rrjedhojë, ka cenuar vlerat e sjelljes që gjyqtari duhet të demonstrojë si dëshmi e integritetit të tij”, shprehet KPA dhe shton se ndërtimi objektit nuk është diktuar nga nevoja bazike për strehim, por për qëllim përfitimi pasuror dhe maksimalizimit të këtij përfitimi, që dëshmohet nga madhësia e objektit pa leje.
Pavarësisht këtij qëndrimi që konfirmon atë të Komisionit, Kolegji vlerëson se ky konkluzion nuk mund mund të ngrihet në një shkak shkarkimi, pasi procesi i Hajdarajt është kyer për dy prej tre kritereve. “Në kushtet kur ushtrimi i kontrollit për vendimin e Komisionit, nuk përfshin kriterin profesional, por dy kriteret e tjera mbi të cilat është marrë vendimi, dhe kjo çështje konsiderohet se nuk bën pjesë brenda vlerësimit të këtyre kritereve, qëndrimi i Komisionit mbi problematikat që lidhen me ndërtimin e paligjshëm, u konsiderua si jo përcaktues për zgjidhjen e çështjes”, arsyeton KPA.
Megjithëse nga analiza në Kolegj bilanci negativ është rrudhur, ai ka mbetur sërish në vlerë të të madhe për periudhën 2003-2016, në një shumë totale prej 68 milionë lekësh.
Figura
Sipas KPK, Hajdari nuk ka deklaruar revokimin e vizës amerikane në formularin për pastërtinë e figurës të dorëzuar më 27 janar 2017, megjithëse ajo ishte telefonuar nga zyra konsullore e ambasadës së SHBA në Tiranë më 26 janar 2017 dhe i ishte njoftuar ky fakt.
Kolegji konstaton mungesë konsistence mes shpjegimeve të subjektit në ankim dhe atyre gjatë hetimit administrativ lidhur me marrjen e telefonatës nga Ambasada e SHBA-së.
Trupi gjykues vlerëson se Hajdaraj nuk arriti të provonte të kundërtën e konkluzionit të Komisionit se ajo ishte njoftuar personalisht ose me shkrim për revokimin e vizës nga Ambasada një ditë para dorëzimit fizikisht të deklaratës për figurën.
Për rrjedhojë, KPA ka arritur në konkluzionin se subjekti ka dorëzuar formularin të plotësuar në mënyrë të pasaktë dhe jo në përputhje me parashikimet ligjore, duke e vendosur atë në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm lidhur me kriterin e figurës.
Në përfundim, Kolegji ka konkluduar se ish-gjyqtarja Fatmira Hajdaraj ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe figurën dhe ka vendosur lënien në fuqi të shkarkimit të saj nga detyra.
Kjo bushter ti vendosen prangat dhe celesat tu hidhen ne det, ti konfiskohen te gjitha pasurit se bashku me dy djemet dhe hajdarucen qe e beri deputete terroristi Berisha. Ti behet nje referendum per shembjen e bustit te hajdutit dhe trafikantit Azem, kjo ka rendesi qe ne nuk duam te kujtojme kriminel. Kete bushter butoksin na e zhdukni nga syte
Fshataro-malokja në Tiranë,tragjenia më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave.
Shpellar, te palare, ganstere, bandite, egersira si familje.
eshte shkarkuar qe ne 2020!!!!!rrogen ka vazhduar ta mare?!!!se ndryshe si ka jetuar?apo ato qe kane vjedhur i mjaftojne per 7 breza,edhe per hajdaren politikane te saliut.keta maskarenj,jo te shkarkohen,por ti konfiskohet pasuria se po behen profesora dhe po edukojne gjyqtaret e ardhshem me ndjenjen ,vidhni sa te doni se nuk denoheni
Imagjinoni plepat qe krijoj bajga Sali dhe si i shkaterroj te gjitha nivelet e shkollave.Akoma ka ne administrate njerez qe nuk dine table e shumezimit. Kjo shitesja qe u be gjyqtare qe as per te ruajtur derrat nuk vlen eshte mire qe ti behet inventari dhe ti sekuestrohet pasuria e vjedhur.Doni te vertetoni hajduterine e saj vini nje njoftim qe i kthehen leket te gjithe personave qe kane patur proces gjyqesor me kete shitesen.Cte thuash u bene zgjebaraket brekgrisur qe nga haleja Sali e me radhe poshte te behen me saraje.
Ajo eshte milionere keto shkruajne prralla
Hajkari jo hajdari
Po cfare trualli zoterojne te Tirane maloket o miq te dashur?! Po vodhen e fallsifikuan sa ska me dhe tani hiqen pronare. Po Azemi me nje bluze leshi kalonte ditet ne Tiranen e dikurshme. Mire pra , kur u gjeten shkeljet dhe i hoqen nga puna a DO JU SEKUESTROHET pasuria e vendosur ne menyre te paligjeshme, sepse keta kane vjedhur sa per 5 breza? Kjo do jete drejtesi jo heqja nga puna.
ku e gjeti kjo pidhrobsh kokpalare...e veja e kpucarit...token ne tirone.a mer sali berisha ca i bone ktij veni...na zbrite arushat nga malet dhe na i bone me toke e pasuri m tirone.ate qe ka bo berisha...as skenderbeu...as zogu sja kane bo kti veni...d.m.th. nuk e malokezuan.demografine tamom e boni enveri....cote jugoret ne veri...dhe verioret ne jug...TIRONA ISH E PAPREKSHME.na zbriti valixhja e derrases...dhe e boni lesh e li kryeqytetin...dhe jo vetem.vdeksh o kerme...kur bo vipt dhe kjo thyrsja e karit ....o zot big brother eshte kopshti i edenit.
Te zhduken nga erdhen Kjo Familja e Udbse dhe kelyshet e Ramizit …..Familje hajdutesh,kurvash e trimash te vdekur si mut …….
Puna ruspijesh. Nene e bije njesoj. Kjo se meritonte me punuar pastruese e jo me gjyqtare e ne Apel. Krimineli vritet, gruaja dhe femijet lundrojne ne pasuri. Rraham e pacin. A i mbushet truri Rudinakuckes se nga cfare brumi rrjedh? Race e peshtire.
Vetem shkarkim nga detyra ajo hajdarucka e vogel (rudina ) e merr ngritje ne detyre , po keto ankesat ne shkalle te dyte i bejne medemek per te ruajtur nderin por duhet sekuesto deri ne qindarken e fundit bile bile te germohet se me siguri kane te fshehura te tjera , zbriten nga malet pa breke jane bere me nga dy koka pisat .
Baxhelle e ndyre, familje kriminale.
Kjo bucja dhe te gjithe armata e gjykatesve palaco sharlatane shtatemuajsh te vetmen gje qe dinin te benin ne menyre perfekte ishte te vidhnin dhe te mbroni korrupsioni e familjeve hajdute kriminele te Berishes dhe Metaj spiunit.Ketyre kusareve te ndyre t ju meren pronat dhe pasuria e vjedhur dhe t ja fusin ne bythe ne burg.
Maloke , Baxhelle , Hajdute , bashkshorte e spiunit te sigurimit Azem Kriminelit Azem Hajdutit Azem Trafikantit ,Azem Vrasesit. Pjelle e keqe , kane vjedhur me bekimin e Saliut te Vicidolit, Rrnofte Krimineli Spiuni Qukapiku Gjenerali famekeq i 9u Shaban Memia edhe ky hajdut , vrased si Azem Qeni....
90 perqinde e prokurorve dhe gjykates duhen futur ne buge dhe tu konfiskohet pasuria si ata qe kane kaluar dhe jo vetingun,dhe tu jepet fuqi te plote Zef Brozit,Ina Rames,Maksim Haxhis Agim Dvoranit dhe keta te bein vitingun mbas ketij vetingu lindin shpresat per nje drejtesi te re ndryshe sdo kete drejtesi dhe per 100 vjete ashtu si e katandisur Sala me I mutin ska perendi qe e siell ne binare.
Si u Katandis Shqiperia, mblidhet Komisioni qe Paguhet me Rroga Marremendese nga Taksat e nje Populli te lodhur dhe Fukara, per nje Baxhelle Hajdute dhe Kriminile. Sa ka si kjo Baxhella ne Sistemin e Drejtesis, sa kan ikur dhe shijojne Milionat pa e Rruajtur fare, sa jane ne Politik ( Pozit dhe Opozit) qe e Ropen Shqiperin?
Hajdute si familje,llumi ishoqerise.
Ne te semes sistemi i Vetingut, sistemi i drejtesise, nese Fatmira Hajdari, kjo injorante dhe hajdute e pangopur, gruaja e kriminelit Azem Hajdari heq akuzen kryesore, qe toka eshte e saj, jo e vjedhur dhe e padeklaruar. Ky Kolegj qe ka evidentuar kete gje, duhet shkarkuar menjehere. Valle, nje i zakonshem i akuzuar per te njejten gje, do e fitonte valle? Absolutisht jo. Jo vetem cenon besimin ne drejtesi, por e asgjeson drejtesine. Te dhjefsha drejtesine e hajduteve me cizme.
Plehr te tilla ne kosh e kane vendin...
Po pse më, akoma mereni me këtë majmun rrospi. Mere aty sekuestroni të gjitha të paligjëshmet ashtu sikur ajo jua ka marë edhe kur kan qënë të ligjëshme. Është e pafalshme për drejtësinë dhe popullin, kur dëgjon një rrombythje gjyqtare, me vila e me hotele. Burri ju vra për kondrabandë dhe prishje pazaresh. Këta ose i shoqi kur erdhi në tiranë, e zaptoi me forcë vëndin ku ndërtoi shtëpinë me ndershmërinë e tij dhe me rrogën që mirrte në shtet. Ik aty, hiqu këtyre lakenjëve, se jan vjedhur e shantazhuar e vrarë, për të ngritur këtë lluks. Plerat e kombit. Si mund të diskutohet qënia e kësaj majmuneje në drejtësi, turp dhe disfat për drejtësinë.
Kjo hyn tek grupi rivrasësëve kur lëronin kriminelët që kishin vrarë, dhe rivrisnin ata që ishin vrarë. Hajdari, zegjinea, gjoni, zagarnjori i gjykatës lartë, bënin rivrasje të vrarëve, në këmbim të shumave të eurove. Kjo duhet ti rikthejë popullit shqiptar gjith gjënë e marë dhe përvetsuar padrejtlsisht dhe të pa justifikuar, dhe të ndiqet dhe penalisht me të gjithë të lart përmëndurit si organizatë, korruptive në dhënien e drejtësisë.
Fatmira Hajdari eshte kriminele. eshte ajo qe liroi vrasesin e grave qe u vrane ne Kamez para dy javesh.
Gjykatese kno hale,nje cop mut me dy sy,shpellaku nuk la lope e idiot tropoje pa bere polic,prokuror e gjyqetare