Avokatura e Shtetit ka njoftuar sot përfundimin e një procesi gjyqësor të zgjatur me shoqërinë “Fokus Media News” lidhur me ambientet në pronësi të shtetit, pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në zonën kadastrale nr. 8170, të cilat, sipas autoriteteve, janë mbajtur pa titull ligjor për më shumë se tre vjet pas mbarimit të kontratës së qirasë.
Sipas Avokaturës, kontrata përfundoi më 22 maj 2022 dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë i kërkoi subjektit lirimin e pronës brenda 25 korrikut të atij viti. Pavarësisht njoftimit, kompania nuk e dorëzoi vullnetarisht pronën, por nisi procese gjyqësore dhe kërkoi masa të përkohshme sigurimi për të penguar ekzekutimin.
Çështja ka kaluar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke përfshirë katër vendime mbi masa sigurimi. Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025 nga Gjykata e Apelit Administrativ, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të ambienteve. Gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk pengohet, pasi ambientet e punës mund të sigurohen në hapësira të tjera.
Në mars 2025, me vendim të Këshillit të Ministrave, prona iu kalua shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., për përdorim ekskluziv në projektin strategjik të bashkëprodhimit të mjeteve motorike, me synim rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase, hapjen e vendeve të reja pune në zonën e Shkozës dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe ekonomike.
Avokatura e Shtetit bën të ditur se pas rrëzimit përfundimtar të pretendimeve të palës private, janë nisur procedurat ligjore për marrjen në posedim faktik të pronës dhe lirimin e saj. Institucioni thekson se mbetet i angazhuar të përdorë çdo mjet ligjor për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe mbrojtjen e pasurive shtetërore, si një detyrim i panegociueshëm ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues.
Reagimi i plotë:
Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit informon opinionin publik mbi ecurinë dhe përfundimin e proceseve gjyqësore të zhvilluara me Shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet në pronësi shtetërore pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve”, në zonën kadastrale nr. 8170, të mbajtura pa titull ligjor prej më shumë se tre vitesh, pas përfundimit të kontratës së qirasë.
Me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale. Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar procese gjyqësore dhe duke kërkuar masa të përkohshme sigurimi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimit.
Që prej vitit 2022, çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit – Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë – dhe ka përfshirë gjithashtu katër vendime mbi masa sigurimi. Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i dhënë nga Gjykata e Apelit Administrativ me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit. Në këtë vendim, gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk cenohet, pasi bëhet fjalë vetëm për ambiente pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.
Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, kjo pronë i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin sipas objektit të saj, në këtë rast për bashkëprodhimin e mjeteve motorike. Ky projekt strategjik synon rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase, krijimin e vendeve të punës në ambientet e zonës së Shkozës dhe garantimin e interesave të sigurisë kombëtare dhe ekonomike. Në pritje të vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Apelit Administrativ, entet shtetërore, përfshirë “KAYO” sh.a., nuk kanë ndërmarrë veprime ekzekutive. Tashmë, me rrëzimin përfundimtar të pretendimeve të palës private, kane vijuar procedurat ligjore për marrjen në posedim faktik të pronës te cilat janë në zhvillim e siper, për ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar ne vendimet gjyqesore dhe lirimin e ambienteve te mbajtura pas perfundimit te kontrates.
Avokatura e Shtetit mbetet e angazhuar të ndjekë çdo mjet ligjor në dispozicion për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimeve gjyqësore dhe për mbrojtjen e pasurive shtetërore, si një detyrim i panegociueshëm ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues
Une lubonja qe paguhem me miliona duke ber llapa llapa nuk jam lajmeruar,vetem po e pati ber irfan kapterri me koken e vet. Krrici fariut,gjekmuti,vokshi e co nuk dine gje per keto vendime!!!!
……dhe koleget e “mediave” gjobevenese ju erdhi zogu ne dore per te shtremberuar te verteten nen kornizen e “shtypjes te te drejtave te gazetareve”………
Plehrat e dezinformimit te Irfanit duhet te hidhen ne gjyq dhe te paguajne edhe qirate e uzurpimit te ambjenteve mbas mbarimit te afatatit. Shkeles Ligji bejne moral ne TV duke kritikuar qeverine. Kjo nuk eshte media e lire informuese por ndyresire helmuese gjobevenese.
Fane TRAPI,ne vitin 2022 mbaronte afati i zaptimit te ne administraten e kombinatit te autotraktoreve.Pas gilivili te FANES,ne korrik gjykata e apelit administrativ,i jep fund uzurpimit te administrates se kombinatit,qe s’pagunte asgje ne shtet.FANE HAJDUTI,s’kishte leke se ja harxhonte i biri,qe ja beri rrush e kumbulla pasurine….Turp i madh!!!!!
Prona e Xanun kthehet tek shteti.
Ben shume mire avokatura e shtetit qe ben kete sqarim por opinionin publik po halli i madh qe nuk bindet organizata terroriste e pd se , qe me paturpesine nxjerr nje mender deputet me te pafytyrin si Agron Gjekmuti qe shan e ofendon nje popull te tere pse nuk cohet e te mbroje NONGRADEN Sali Berisha qe kur ishte vete ne pushtet jo vete i burgoste gazetaret e i shpallte grupe armiqesore po edhe i zhdepte ne dru deri ne paralize po edhe i digjte redaksite naten me komandat Shaban Memine . Pa hajde se edhe famozja Klodiana Lala nje fare marionete e po kesaj organizate terroriste te pd nuk qenka e kenaqur me zbatimin e nje vendimi te gjukates ne tere nivelet e gjukimit .
Kesaj i thone te viktimizohesh perballe shkeljes se ligjit dhe lirise se medias! News24 eshte media private, ka oasur nje kontrate per ushtrim aktiviteti, i ka mbaruar kontrata, ka vendim gjyqesor te formes se prere per lirim te godines, njoftim paparak per lirim, e pse duhet te ndodhte kjo sot?? I dashur pronar i news24, siguro ambjente per ushtrimin e aktivitetit dhe garanto lirine e medias dhe gazetareve, nuk ta ka per borxh askush te zaptosh prona shteterore dhe te besh viktimen ne emer te lirise se medias
Në rast se është e vërtetë se News 24 është paralajmëruar, siç shkruhet në artikull, qeveria ka vepruar drejt.
Normale. Ligji te nxjerr per bythesh, kur te mbaron kontrata. Tani ha mut portaleve, se ne menduam se na u cmen policia, por ketu eshte cmendur media.
Këtu nuk ka asnje faj policia, keshtu që kush e ngarkon me pergjegjesi Policinë është kokerr injoranti. Policia është vetëm zbatuese e urdherave te prerë, dhe i kerkohet prezenca ne diten kur zbatohet. Lutfi Dervishi, si gazetar trap qe është, dhe Meroja e mbron qamet nga komentet, bën nje pyetje pompoze: "Kush e dha urdherin!!??" Demek Luti i bie ne kokë muhabetit. Okay, o Lut. Urdherin e dha Gjykata Administrative e Apelit. Ke ndonje problem me gjykatën ti? Nuk shtrohet çeshtja se kush e dha urdherin. Se te vjen pergjigjja, dhe ngelesh si mut, o Lut. Problemi është më i madh se sa nje urdher. Kjo është nje goditje e pergatitur, e studjuar mire, kunder nje grupi te medias qe ishte bere halë ne sy per qeverinë. Nuk është çeshtja se a ka te drejtë BallkanWeb, a shpif apo tregon te vertetën. Kjo nuk ka lidhje. As unë nuk e kam qejf si media dhe nuk e shoh kurrë News24. Por prapë kjo nuk ka lidhje. E rendesishme është qe kemi te bejmë me nje goditje ndaj nje medie kundershtare. Dhe ky është shqetesimi më i madh qe duhet te kemi. Kjo me kujtoi vitet e erreta te Saliut 1994-1997, kur Sali Katunari terrorizonte gazetën flamurtare te asaj kohe, Koha Jonë te Nikolle Lesit. Policia me urdher nga lart ndalonte furgonet e gazetes Koha Jonë qe te mos shperndahen gazeta. Derisa me ne fund e dogji fare. Ky ishte Sali Qeni, Komunisti qe njeh vetëm diktaturën e rrumpallave si qeverisje. Ndersa Rama nuk është Katunar si Saliu. Nuk e ka bere ashiqare fare. Ka futur ne loje Ministrine e Financave, është kapur tek nje fakt teknik, tek kontrata e qerasë, dha ka filluar luften ndaj kesaj medie te fuqishme me mjete "ligjore". Saliu e ka bere edhe kete here e dytë te qeverisjes, ndaj Top Medias. Rama po e bën tani. Te njejtën ndjenje shumë te keqe me dha ky lajm sot - diktaturë e qëverise, Jo qeverisje Demokratike. Keshtu rreshqet qeverisja ne diktaturë, kur nje njeri rri shumë ne pushtet. Rama është nje hap ndaj mbretit. Edhe Zogu vetëm 15 vjet ndenji mbret. Ndersa Rama 16 vjet. Por do thoni ju si hiqet Rama. Pergjigjja e kesaj pyetjeje nuk është Sali Katunari. Nuk mund te vesh perpara Ramës nje kundershtar si Sali Katunar Komunist Kinezi. Duhet te jemi idiotë qe te mendojme se mund ta zevendesonte Ramën me Saliun. Por nga ana tjetër, ne godasim çdo alternative tjetër qe mundohet te hyjne ne politikë. Pastaj çirremi: "Te dalin te rinj". Dhe sa dalin te rinjte, i vrasim menjehere. Dhe pastaj mberrijme ne nje ditë si kjo e sotmja qe me kujton ndalesat e furgoneve te gazetes Koha Jonë te viteve 1995', ose sulmet financiare ndaj Top Medias te viteve 2006-2010, qe bënte Sali Katunari. Rama do lajë duart nga kjo punë, por kjo është lufte ndaj medias kundershtare. Quaje si te duash. Nuk ka rendesi kush e dha urdherin per mbylljen e ambjenteve sot. Se e dha Gjykata. Që mos t'i mbetet merak Lut Mediokër Dervishit. Çeshtja është me e madhe nga nje urdher. Është degradimi i qeverisjes.
Korrektesa nuk je fare korrekt. Problemi nuk është goditja ndaj një medieje kundërshtare. Aspak. Problemi është mbarimi i kontratës së qerasë. Kur pronari nuk ta zgjat kontratën ti duhet të dalësh vetë përjashta. Pse mashtrojnë gazetarët?! Nuk është shkelur asnjë liri shtypi, veçse në rast se shtypi ka gjithë të drejtat të bëjë çfarë të dojë. Të shpifë, të shajë, të zaptojë lokalet që nuk janë të tijat etj etj. Në emër të lirisë së shtypit! Si sistemi i drejtësisë. Ky pronari i News 24 pse nuk e ka transferuar median e tij në një pronë private, por i ka ngel shtetit në kurriz?! Kjo është pyetja. TI antikorrektesa veçse ke gjetur një rast sot të shash qeverinë. Që nuk ka asnjë faj. gazetarët dhe mediat përgjigjen para ligjit si gjithë njerëzit e tjerë. Ke ndonjë kundërshtim?! Kam shkruar ndonjë gjë që nuk është e drejtë?!
Ligj dve FORCË të ligjit ndaj tij dhe kujdo që shkelë ligjet,dhe kërkon ti bëjë karshillëk ligjeve.I FORTË është vetëm LIGJI dhe SHTETI. Tani çfarë do të LEHIN E SHKRUAJNË OPINIONISTËT E GAZETARËT, SI DHE SHOQATAT E GAZETARËVE?
Ska problem se interesohet klodjana lala te dumani dhe e rregullon ajo ket pune, apo jo klodi
Për median moszbatimi kontratës as që duhet ti zihet me gojë se është m e d i a!!!! Po mos zbatoj unë qytetari i zakonshëm çfarë më bëjnë? Më bëjnë atë që thotë ligji dhe vrit veten po deshe derman nuk gjen. Jo vetëm në SHQIPËRI por kudo në Evropë. Pse dy lloj qëndrimesh? Ndonjë nga media të na e shpjegojë !!!!!
Irfani nuk paguan qirane shtetit se i ka dhene leket cunit per pushime lluksi n Porto Çerv dhe n Taormin… Ka lene nam…
Ore gazetare problemin e keni me Fanen jo ke shtetin. Punoni pa marre rroga qe te beje pushime luksi dhe jete luksi cuni i Fanes. As mos e hapni gojen
Prona e popullit ti kthehet te zotit! Ndyresira qe nuk u ngopen duke zhvat pronat e shqiptareve.
TI FUTEN MVAR TV SE TE GJITHA JAN NGRITUR ME LEKË DROGE DHE JAN KTHYER NE GJOBAXHINJ ME DIAT TE NE I SHERBEJN KRIMIT
O ponar, fol një herë vetë, mos u fshih pas gazetarëve. Ti e ke bërë lëmshin
E keni gabim o shqiptarë! Ky problem nuk zgjidhet me gjykatë, sepse nuk përbën objekt shkeljeje juridike. Hysenbelliu, si qiraxhi duhet të largohet, të lirojë pronën që ka pushtuar dhe po nuk pranoi, plaseni pas hekurave, njësoj si hajdutët dhe mafjozët. Shteti kur nuk i jep rrugë menjëherë këtij problemi, dekurajon investimet në Shqipëri, sepse kur nuk është në gjëndje t’a zgjidhë ai, si mund ta zgjithë një individ që nuk mund të largojë qiraxhiun nga prona e tij. Të jeni të sigurtë që ky problem nuk ekziston në vëndet perëndimore, është tipike shqiptare!
Edhe Enveri me ligj dhe me gjykate ju mori pronat , lirine , familjen e Jeten njerezve o milet dhe soji juaj taman sikur sot bertiste se Mire jua ben se ka ligje Shteti !!
Ti nuk dashke ligje?! je mësuar me rrumpallën qen maloku?!
Pronaret e mediave jane gjobaxhinjte e hajdutet me te medhenj ne shqiperi,Here bythe leoires per te vjedhur e here kercenues per te perfituar,Gezohem qe shteti po vepron ,kjo ishte kompani e Like floririt
Sa të mbarojë një punë nëpër duar dhe këtë çështje e rregullon dhe sqaron Lodiana Kala. Ja prisni pak! Irfan kapteri u ngjit si skifteri, se pas tij është lefteri, likePazari, që i "bie më të fortit në mes dhe e këput"! Hajdutë e të pangopur, soj e sorollop i ndotur! Sipas Migjit: Sekuestër! Konfiskim! Ndëshkim dhe Riedukim në burg (qendër shtetërore riedukimi) - ky është çlirimi i vetëm dhe më i plotë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Kush e bën? Ata, që votohen nga populli, janë përgjegjësit ligjor për këtë mision!
Te lumte z Rama, keshtu behet shteti qe keto halabake mediash ta marin vesh njehere e mire si zbatohet ligji. Radhen e ka sander mafishja , merditori I pabese.
Ore po kjo eshte fare e kuptueshme mbas cdo vendimi perfundimtar te te gjitha procese gjygjesore , ceshtja i kalon zyres permbarimore per ekzekutim per zbatim vendimi formes se pres, po kur njerezit e thjeshte ose bizneset e ndershme qe i nxjerrin nga pas vendimit te gjykates dhe ja marrin pronen pse nuk ngrihem kete gazeta, apo ketkojne te fshihen pas fjal media eshte fjala lire po fhunohet? Po per lighin perse nuk thone duhet zbatuar vendimi i formes se te gjykates, apo keto jane miljonera. Mu ne trap jasht me shkelma te jem une ne vend Ardi Veliut i trgoj vendimi. Dhe i them jasht tani tani ok
Po qijauni robt ketyre çerdheve te UBD-se dhe Asfalise or Ed Rama se kanë 35 vjet qe parazitojne keto pseudo njerez, keto pseudo gazetar qe rrijne te gjithe te krekosur pa i thene nje here njeri Pune e mbare mor burr i dheut. Po na hapen barkun anti-shqiptaret mor burre, tere fuksat, plehrat, felliqesirat, parazitet, te pa aftet, injorantet, rrufjanet, oportunistat, analistat, maskarenjte, katilet, hajdutet, vasesit pasis shpine. Ky kontigjent i perjetshem vemjesh qe flasin Shqip, paguhen nga Shqiptaret, por qe punojne gjithnje kunder ATDHEUT pa ja u ndjere fare nese zhduket Shqiperia. KARIN KOKES KETYRE O EDI, ME KOD PENAL DHE ME MASA ADMINSTRATIVE FINANCIARE. Pa meshire kundra te gjithe MUTËRVE anti-Shqiptarë!!! Ja kush jane emer per emer: Lubonja, Çani, Rakipi, Fevziu, Bushati, Duma, Mehilli, Meço, Bejtja, Shkullaku, Peka, Manjani, Hoxha Presidenti, dhe pronaret e tyre apo ndonje MUT GJITHOLLOG tjeter qe mund te kem harruar une ketu! Nuk jam fare adhurues apo promovues i sistemit komunist, por me thoni aman çfare kishte gabim Enver Hoxha kundra fares se ndyre te ketyre sejmeneve shpirtshitur Konicianë, qe Ai i nuhaste qe nga 100km larg, dhe qe ja u rripte lekuren deri në 7 breza mor aman me thoni???!!!
Shteti eshte pronar dhe vendosi te mos e vazhdoje me kontraten .Eshte ne cdo kontrate qiraje qe te dyja palet kane te drejte te mos riperterijne kontraten po te mos iu doje bitha .nashi ceshtja shtrihet a ka te drejte shteti te mos e riperterije qirane apo jo e jo motivet se pse shteti nuk e reperterin qirane .gjykata merret me ate qe eshte hedhur ne karte firmosur nga te dyja palet e jo te hedhe fall e te hamendesoje motivet .