Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës

24 Maj 2026, 16:25Kronika TEMA
Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje

Mbledhje pas mbledhjesh grupi i punës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk po gjen ende zgjidhje përfundimtare se si do të hiqet backlogu I dosjeve që po mbërrin në gati 160 mijë çështje.

Mbasi është dëgjuar eksperti serb Dimitrije Sujeranoviç, i cili ka qenë i përfshirë me problemin e backlogut gjyqësor në Greqi dhe mbasi më herët janë propozuar ndërhyrje në ligj për reduktimin e çështjeve, është gjetur edhe një zgjidhje tjetër.

Top Channel mëson se në 21 maj grupi i punës ka hedhur në tavolinë edhe idenë e rishikimit të numrit të gjyqtarëve të republikës, që nga 417 që duhet të jenë në detyrë, është sugjeruar të shtohen në sistem edhe gati 80 gjyqtarë të tjerë.

Opsioni tjetër në këtë mbledhje është ai i shtrenjtimit të tarifave gjyqësore, në mënyre që të ketë reduktim padish.

Gjatë javës ministri i drejtësisë Toni Gogu, pranoi se ministria pret sugjerimet e KLGJ për zgjidhjen e situatës, ndërsa nuk shqipëroi asnjë afat se sa kohë ju duhet përafërsisht shqiptarëve që të marrin drejtësi.

Më herët Top Channel ka raportuar se ekspertët pranë Klgj vlerësojnë të domosdoshme ndërhyrjet ligjore si shmangia e gjykatave gjatë uljes së dënimeve që sugjerohet të kryhet direkt nga burgjet deri tek aplikimi i proçeseve online.

Ministri i drejtësisë ka paralajmëruar se do ti drejtohet Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për të kryer kontrolle tematike në gjykata, sapo të konstatohet se në çfarë mase stoku u krijua nga vakancat për shkak të Vettingut dhe nga ana tjetër për shkak të magjistratëve.

Top Channel

5 Komente

  1. G
    Gjygjetari i pa kualifikuar

    Si mund te qeverisin gjygjesorin keto qokaxhi te kahershem

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire__..//___Straits

      ...na falni se jemi pak dobet me anglishten......cfare do te thote BackLog ?...jo per gje por po ti ndash fjalet Back---domethene nga mbrapa ....kurse log----regjister.......pra i bie "regjistri i veprimtarise nga mbrapa".....mos eshte gje direktive e BE kjo ???!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Cfare eshte “Backlogu” se ne fillim une e lexova “babeloku”sic i themi ne nga fshati me njeriu te moshuar ne familje. Mortja tju haje o gjoja elitare (me kujtuat Afrovitin e Karnavaleve te Korces qe i fliste italiasht Nastes) Mortja tju have o injorante te vetshpallur elita

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire straits t e q kina nenen

          Ha ha ti se nuk e kupton . Merr ato asisteca qyl ne Angli e nxirr m nga goja gjith diten. Legena, na e kini bere faqen te zeze si komb ne Angli. Sna shef dot nheri ne sy

          Përgjigjjuni
          1. D
            Degelisi

            'Backlog" do te thote nivel I larte injorance I shkruesit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje