Alkool, armë dhe… Si nata mes shokëve që përfundoi me një plumb në kokë! Detaje nga incidenti

24 Maj 2026, 12:05Kronika TEMA
Alkool, armë dhe… Si nata mes shokëve që përfundoi me

Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate mbrëmjen e kaluar, ku një 17-vjeçar u plagos me armë zjarri nga shoku i tij.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, raporton se katër të rinjtë e përfshirë në ngjarje ishin mbledhur mbrëmë në banesën e 19-vjeçarit me inicialet R. S.

Ata kishin qenë duke konsumuar alkool dhe, në një moment, 19-vjeçari ka marrë pistoletën për t’ua treguar shokëve dhe dyshohet se, pa e ditur që në të kishte fishekë, ia ka drejtuar në kokë shokut të tij 17-vjeçar.

Ky i fundit mori një plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, 19-vjeçari së bashku me dy shokët e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre të plagosur në oborr, pasi shtëpia është private, dhe kanë njoftuar ambulancën.

Fillimisht ata kanë pohuar se kanë dëgjuar një të shtënë arme dhe shoku i tyre është plagosur në oborr. Por, teksa janë marrë sërish në pyetje, kanë treguar se ishin duke pirë alkool në banesë dhe ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, teksa 19-vjeçari po u tregonte pistoletën.

3 Komente

  1. D
    DineHoxha

    llum qe vetem shtohet. mos investoni ne xhamira por ne edukim se po prodhoni vetem derra.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albina

      Po pse I martoni budallenjtë more tyrçellinj?.... Nga prindërit trushkulur, nuk rriten fëmijë të mbarë..... Siç janë prindërit do të bëhen edhe fëmijët e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Shkollat dhe familjet po pregadisin kriminel te sofistikuar per te ardhmen e vendit, hay ku je o shtet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje