FOTO/ Përfshihet nga flakët magazina në Durrës, humb jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi

24 Maj 2026, 09:45Kronika TEMA
FOTO/ Përfshihet nga flakët magazina në Durrës, humb

Një 25-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pas përfshirjes së një magazine në zonën e Fllakës në Durrës.

Zjarri, i dyshuar nga bombola e gazit, ra në kuzhinën ku gatuhej për punonjësit, e cila ishte e distancuar nga kapanoni ku prodhohen mjete lundruese detare. 25-vjeçari nga Bangladeshi dyshohet të ketë ndërruar jetë nga asfiksia. 

Një 30-vjeçar nga Kenia po merr ndihmë mjekësore në spital.

Zjarri është shuar ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

1 Komente

  1. ^
    ^%

    E ka vendosur zjarrin Bangkadesh-si.Ashtu bdodh kur ne pastrojm banjot nē BE, ndērsa tē huajve me probleme me shēndetin mendor ju jepen çelēsat e magazinēs.Do digjet vēndi si Ukraina me Rama 4.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje