Forcat operacionale kontroll në burgun e Peqinit/ Gjenden katër telefona celularë, ja kujt i përkisnin

22 Maj 2026, 23:00Kronika TEMA
Forcat operacionale kontroll në burgun e Peqinit/ Gjenden katër

Forcat operacionale të burgjeve kanë zhvilluar kontrolle në burgun e Peqinit.

Raportohet se kontrolli ka përfunduar dhe janë gjetur katër telefona celularë, të cilat dyshohet se i përkisnin Gazmend Brakës, i njohur si ‘Gaxhai’ dhe Bledar Selmanajt, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Xhuljano Bullari.

Autoritetet po vijojnë kontrollet për të zbuluar mënyrën se si telefonat janë futur brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

 

Lini një Përgjigje