Lezhë/ Makina përplaset me motoçikletën, humb jetën 36-vjeçari

22 Maj 2026, 21:55Kronika TEMA
Lezhë/ Makina përplaset me motoçikletën, humb jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Siç bën me dije korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Dede, si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, 36 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje