Avokati Redi Ramaj, i ftuar në News24, ka komentuar përdorimin e kafazit të xhamtë në sallat e gjyqit.
Sipas tij, ka qëndrime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që lidhen me pamundësinë e komunikimit efektiv të të pandehurit me avokatin gjatë procesit gjyqësor.
“Ka pasur qëndrime të GJEDNJ për pamundësinë për të komunikuar i pandehuri me avokatin. E dimë nga eksperienca që e kanë shumë të vështirë të komunikojnë me avokatin dhe gjykatën. I pandehuri e ka të vështirë të flasë dhe duhet të komunikojë kur askush tjetër nuk flet. Për mua nuk ka sens kafazi i xhamtë”, u shpreh ai.
Ramaj tha se kafazi i xhamtë duhet të përdoret vetëm për persona me rrezikshmëri shumë të lartë ose që shfaqin agresivitet në sallën e gjyqit.
“Kafazi i xhamtë mund të përdoret për persona me rrezikshmëri shumë të lartë, që shfaqin agresivitet në sallën e gjyqit dhe qëndrimi i tyre pranë avokatit cenon procesin. Ndaj tyre duhet të ketë pasur të paktën një herë vërejtje. Për vepra me një rrezikshmëri jo shumë të lartë shoqërore, i pandehuri duhet të jetë në sallë”, tha ai.
Avokati shtoi se çdo i pandehur duhet të jetë në kushte të barabarta përballë gjykatës.
O avokato , po mire , kjo Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut me qendrimet e saj , pse nuk u zbulua me pare ketu ne Shqiperi ???? Por vetem kur hyri Lal Beu brenda , atehere ju blete "teleskope te fuqishem juridike" dhe ....uauuuu u zbuluan keto qendrime te kesaj gjykates ?!!! Eh , mor Lal Beu , sa ndikim te fuqishem qe ke ne "teknologjine juridike" .......gjynah , gjynah qe te mbajne brenda.........hajde me ndonje lajm te mire nga GJL ose GJK.....se ti s'ke lene gjykate pa aplikuar per ..."leje kampi ne nje hotel me te mire ..." !!!!!
Po do te vij rradha dhe ty o belo evgjiti, cke, karma is a bitch thone
Kush eshte ky belo evgjiti ....ah ,po , ai reperi amerikon qe e ka prure Palloshi te kendoje tek Stadiumi 1-ditor ne Kashar ???
Po mire, te rri edhe avokati aty ne kafaz bashke me klientin.
Te gjith ata qe kane futur duart dhe hundet ne buxhetin e shtetit , jo ne kafaz xhami ,por ne kafaz çeliku dhe me buzylyqe ne duar mundesisht ti nxjerrin se hiqen garipa si puna e Ilir-Pordhes.
Kur njeriu e ben veten duke vrare apo vjedhur e ka hallall denimin ne kafaz edhe eshte pak se ai i pari i fuste nen ehe per se gjalli.Nuk duhet te egzistoj keqardhje per keqberesit e cdo lloji.
Problemi duhet parë nga të dy drejtimet, ose i pandehuri të nxiret nga kafazi e të ulet në sallë, ose të futet avokati së bashku me të pandehurin në kafaz për të siguruar një komunikim sa më efektiv. Por jo të prishet kafazi, nëse ishte i nevojshëm apo jo kafazi, duhej diskutuar para ndërtimit, tani që janë të pranishëm në sallat e gjyqeve nuk duhen prishur më. Kafazi tani është një objekt historik i cili i përket një periudhe të caktuar kohore të veprimit të drejtësisë, një objekt me vlera të mëdha muzeale, prishja e tij është një veprim që shoqatat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore nuk duhet kurrsesi t'a lejojnë. More vesh zoti avokat? I vumë në dukje sa më sipër, pasi problemi që ti ngre i bënë konak thënies së popullit "plaç moj bythë e plasur, ç'halle paske pasur!" Hë, më rruaç, bir i xhaxhait, "shiko punën dhe lëre gunën!"
Nuk ka "sens"????!!!!!! Ne shqipe shkruhet dhe thuhet qe nuk ka KUPTIM Ku e ke mesuar "sens"?
po ckafaz o derezi nuk behet shaka me miellin e amerikanit,ata te hedhin celsat ne det,i binte me te fortit ky ,he pra bjeri