IKMT bllokon 3 automjete me lëndë drusore në Prekal të Shkodrës

23 Maj 2026, 22:07Kronika TEMA
IKMT bllokon 3 automjete me lëndë drusore në Prekal të

Tre automjete të ngarkuara me lëndë drusore janë bllokuar nga IKMT Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, gjatë kontrolleve të zhvilluara në zonën e Prekalit.

Sipas IKMT-së, gjatë verifikimeve në terren, autoritetet kanë konstatuar se mjetet qarkullonin pa dokumentacionin përkatës ligjor për transportin e lëndës drusore, duke u konsideruar në shkelje të legjislacionit në fuqi.

“Janë bllokuar mjetet tip “Mercedes” me targa AB706HI, i drejtuar nga shtetasi D.N., i ngarkuar me 19 m³ lëndë drusore të llojit ah; mjeti “Ifa” me targa AA592OT, i drejtuar nga shtetasi Z.N., i ngarkuar me 13.5 m³; si dhe një tjetër “Mercedes” me targa AB967AD, i drejtuar nga shtetasi A.D., me 19 m³ lëndë drusore”, njofton IKMT.

Për rastet janë kryer procedurat përkatëse ligjore, është dokumentuar shkelja dhe janë marrë masat administrative ndaj personave përgjegjës.

1 Komente

  1. X
    Xhepisti gjate llum komplet

    Ha ha ha ha ne mes te Tiranes vlon ndertimi pa leje ju shkoni ne Prekal per dru. Hajdeni tel pallati DanjelaVigan perballe muzeut te shkencave, njesia administrative nr2 dhe do gjeni shtese kati të bere nga vete punonjesi ikmt Tan Shima, dhe patronazhisti plak Gjin Çoku. Hajde i te kuptoni se sa pederasta jeni qe merreni me nje kamjon dru ne Prekal.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje