Dokument - Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin; A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës?

23 Maj 2026, 11:00Kronika TEMA

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili po gjykohet në GJKKO për dosjen ‘Partizani’, duket se do të ketë telashe të reja me drejtësinë. Kjo lidhur me një dosje të re korrupsioni për të cilën SPAK mund të vihet në lëvizje. Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar në rrjetin social dokumentin që e lidh Jamarbër Malltezin me kompaninë “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”.

“Çfarë e lidh dhëndrin zëhollë me kompaninë ‘Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshem’ dhe a ka marrë para në këmbim të VKM-ve të vjehrrit? Një dosje e re korrupsioni drejt SPAK-ut. Thonë se si t’a provosh një herë burgun mandej të bëhet rrugë!”, shkruan gazetari Doçi, teksa publikon dokumentin e mëposhtëm.

Dokument/ Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin; A ka

Dokumenti i vitit 2008 hedh dritë mbi lidhjet e Jamarbër Malltezit me shoqërinë “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm” (Environment and Sustainable Development – ESD).

Në aktin e themelimit të shoqërisë, të hartuar më 7 tetor 2008 në Tiranë, rezulton se ndër ortakët themelues është edhe Jamarbër Malltezi, së bashku me Ardian Shehun dhe Lirim Selfon. Dokumenti është depozituar pranë zyrës noteriale dhe parashikon krijimin e kompanisë “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm” sh.p.k., me inicialet ESD.

Më 7 tetor 2008, dhjetë ditë para se Sali Berisha të firmoste vendimin për lejen e ndërtimit të hidrocentralit “Ashta”, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi krijoi firmën fantazmë “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm” sh.p.k., me objekt studimet mjedisore për ndërtimin e veprave publike.

Pra, dhëndri Malltezi e krijoi kompaninë 10 ditë para se vjehrri kryeministër, Sali Berisha, të firmoste vendimin për lejen e hidrocentralit të Ashtës, fakt që provon se çdo projekti publik ata i paraprinin me skema për përfitime personale.

Sipas dosjes së BKH-së, dhëndri Jamarbër Malltezi ka ndikuar nëpërmjet pushtetit të vjehrrit për të përfituar miliona lekë nga kompania koncesionare austriake “Energji Ashta”, duke ia zhvatur nëpërmjet letrave fiktive me kompaninë e tij “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm” sh.p.k.

Në dosjen penale provohet fakti që Jamarbër Malltezi, menjëherë pas miratimit të lejes nga Sali Berisha, ka përfituar nga kompania austriake “Energji Ashta-Bushat” 81 milionë lekë të gjetura në dokumenta, ndërsa faktikisht ka përfituar 310 milionë lekë për gjoja studime mjedisore dhe ka marrë 400 milionë lekë ryshfet për ndërhyrje te Enti Rregullator i Energjisë.

12 Komente

  1. I
    I ESHTE LEZETOS SAPUNI

    Bythq!ri, bythqirë ngelet... aty e ka vendin ... te kapi sapunin

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lubi Malltezi

      Njerezit nuk duhet te besojne cdo gje dhe SPAK nuk duhet te hetoje cdo kallezim. Vetem kallezimet e bera nga Nesti Angoni meritojne ngritje akuzash nga SPAK.

      Përgjigjjuni
    2. K
      KROI MBRETIT

      Lapanjoz njeri.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deep Purple

        O zot me mashkull - femer me te peshtire nuk ka.Eshte gruaja e faqedjegures.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Timi

          Asgjë nuk do të ndodhë. Sikur nuk kishte Spak-u dosje dhe i qoni të tjera. Duhet një protestë e madhe para Spakut për mospunë për çfarë paguhen.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire ******* Straits

            O zot çfar i ka bēr Shqipris krimineli hajdut Sali Qelbēsir Bajga. E ka djegur, e ka gjakosur, e ka vjedhur, e ka shkatruar dhe SKAPE BASTARD e lē tē bredhi i lir. Pty pty pty flliqsira tē ndyra.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zylyfi

              Saliu 80 e kusr vjet po republiken ja mban dhendri.Salif si i duket vetj djale po me koqe te fishkura do ta mbaje me zor partine .Ai per bebeline i shkreti .

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiperi vendi i korrupsionit te rehatshem. ..

                Guzimtare dhe Gazetare i ndershem duke luftuar per secilin shqiptare. ..... Qe keta ish jane kriminele dihen me shume prova ! Si te PD dhe te PS apo dhe atyre Partive te tjera ...si ajo e Florririt qe te thene carin ne mese plehr... Por dhe shtetetare te Politikes nga vendet e tjera dite EU ! Mos kujtoni se sjane bashkekriminele dhe bashkefajtore ne korrupsionin ne shqiperi.... Shqiperine pervece krimineleve te vendit qe kane shfytezuar Popullin dhe kriminelet e huaj kane perfituar , duke ardhur si ne ndime Shqiperise ! Por ne bashkepunim kane bere korrupsion ne dem te secilit shqiptare. ... Dmth mute nga te tanet dhe Mut nga te ardhurit. ..

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiperi vendi i korrupsionit te rehatshem. ..

                  Guzimtare dhe Gazetare i ndershem duke luftuar per secilin shqiptare. ..... Qe keta ish jane kriminele dihen me shume prova ! Si te PD dhe te PS apo dhe atyre Partive te tjera ...si ajo e Florririt qe te thene carin ne mese plehr... Por dhe shtetetare te Politikes nga vendet e tjera dite EU ! Mos kujtoni se sjane bashkekriminele dhe bashkefajtore ne korrupsionin ne shqiperi.... Shqiperine pervece krimineleve te vendit qe kane shfytezuar Popullin dhe kriminelet e huaj kane perfituar , duke ardhur si ne ndime Shqiperise ! Por ne bashkepunim kane bere korrupsion ne dem te secilit shqiptare. ... Dmth mute nga te tanet dhe Mut nga te ardhurit. ..

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bankieri

                    Kontrolloni nëse ju lejojnë në dosjet e zyres se Bankës Botërore. Ndërkohë ky ishte punonjës i kontraktuar nga Banka Botërore merrej me prohektet e bregdetit qe i bëri lëmsh se do të villte se vashku me skuthin Lirim Selfo shikon me kujdes. Jamarbëri ishte zero para se të ijte në Kosovë, pastaj na u kthye pasanik njësoj si Lul Basha një budalla tjetër.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Liria

                      Sa para jepte Xhuveli si minister I mjedisit ne ate kohe, dhe gjysmat shkonin ne xhepin e tij. Ai ishte ministri me grykes kudo qe punoi! Duhet hetuar me kete rast! Ai vodhi dhe po I gezon pa I hyre gjemb ne kembe!

                      Përgjigjjuni
                      1. Gita din si ta nxjerr Jamarbrin nga qelia kur i kruhet zogu.Del shētitje te Bulevardi dēshmirēt e Kombit te nr 1 nē 1001, zhe kamerat me reconaissance faciale tē instaluara, vēnē nē dijeni Ramēn e Surelit, dhe ky i fundit ne zemēr tē madhe ri liron nga kafazi Malltezin.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje