Në një postim në rrjetet sociale, avokati Ermal Yzeiraj ka shpërndarë një reagim publik të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ngre pretendime për dy standarde të ndryshme të zbatuara ndaj tij brenda GJKKO-së. Beqaj thotë se në dy procese të ndryshme gjyqësore, të zhvilluara më 20 dhe 21 maj, është trajtuar në mënyra të kundërta sa i përket qëndrimit në kafazin e sigurisë apo pranë avokatit të tij. Sipas tij, kjo situatë tregon mungesë të një vlerësimi individual të rrezikshmërisë dhe krijon një absurditet ku, siç shprehet vetë, del “gjysmë i rrezikshëm dhe gjysmë i parrezikshëm”.
Deklarata e plotë:
Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:
________________________________________
Gjysmë i (pa)rrezikshëm
Më 20 dhe 21 maj 2026, në dy procese të ndryshme në GJKKO, unë, Ilir Beqaj, u trajtova në dy mënyra krejt të kundërta.
Në procesin A, çështja “SASPAC”, ku kam masën “arrest me burg”, seanca zhvillohej me dyer të mbyllura. Kërkova ta ndiqja gjykimin pranë avokatit tim dhe jo nga kafazi i sigurisë. Gjykata tha se kjo ishte kompetencë e administratës së burgjeve. Administrata refuzoi, duke u mbështetur në një praktikë të unifikuar për të gjithë të paraburgosurit.
Në procesin B, çështja e instrumenteve kirurgjikale, ku kam vetëm masën “detyrim paraqitjeje”, kërkova të qëndroja pranë avokatit tim. Këtë herë, gjykata urdhëroi administratën e burgjeve të ma mundësonte qëndrimin në sallë dhe urdhri u zbatua.
Këtu qëndron absurdi.
Paraburgimi lidhet me mbarëvajtjen e hetimeve dhe rrezikun procedural. Ndërsa vendosja në kafazin e sigurisë lidhet me sigurinë në sallën e gjyqit dhe duhet të bazohet në një vlerësim individual të rrezikshmërisë.
Megjithatë, administrata e burgjeve pranoi vetë se zbaton një praktikë të njëjtë për çdo të paraburgosur, pa analizë konkrete për rastin individual.
Kështu:
- në procesin A, me dyer të mbyllura dhe pa publik, u vendosa në kafazin e sigurisë;
- në procesin B, me seancë të hapur, u lejova të qëndroja pranë avokatit tim.
Nëse shqetësimi lidhej me publikun apo rendin në sallë, logjika do të kërkonte të kundërtën.
Në procesin A, më 20 maj, e mërkurë, u konsiderova rrezik që duhej izoluar.
Në procesin B, më 21 maj, e enjte, qëndrova pranë avokatit tim pa asnjë incident:
- nuk ika;
- nuk ndikova mbi prova apo dëshmitarë;
- nuk cenova rendin;
- nuk krijova problem sigurie.
Kjo tregon se ekzistonte një mënyrë më pak kufizuese për garantimin e sigurisë.
Unë jam i njëjti person që, në dy procedime penale të ndryshme, jam:
- i akuzuar nga i njëjti SPAK;
- i gjykuar nga e njëjta GJKKO;
- i shoqëruar nga e njëjta administratë burgjesh.
Megjithatë:
- të mërkurën u vlerësova “i rrezikshëm”;
- të enjten rezultova “i parrezikshëm”.
Brenda së njëjtës gjykatë u zbatuan dy standarde të ndryshme:
- një trupë gjykuese ia la vendimin administratës së burgjeve;
- një tjetër mori vetë vendimin dhe urdhëroi administratën.
Në një rast, administrata e burgjeve refuzoi kërkesën time pa vlerësim individual; në tjetrin, e zbatoi urdhrin e gjykatës pa problem.
Prandaj, në mungesë të një shpjegimi logjik apo ligjor, mbetet vetëm një përfundim komik.
Unë, Ilir Beqaj:
- qenkam i rrezikshëm në ditët e javës që e kanë gërmën “r” në emrin e tyre (“e mërkurë”) dhe i parrezikshëm në ditët e javës që nuk e kanë gërmën “r” në emrin e tyre (“e enjte”); ose
- qenkam i rrezikshëm në datat me numër çift të muajit (20 maj) dhe i parrezikshëm në datat me numër tek të muajit (21 maj).
Pra, qenkam gjysmë i rrezikshëm dhe gjysmë i parrezikshëm.
Nuk kane kuptu asgje nga vendimi unifikues keta gjyqtaret tane. Ai e lidh masen e sigurise me personin dhe jo me ceshtjen. Ne kete kuptim nese ai paraqet rrezikshmeri per tu arratisur per nje xeshtje ai duhet te kete mase sigurie te larte per cdo ceshtje. Perfshire kafazin. Po nuk me duket. Ai mund te pranonte gjykim te shkurtuar dhe te denohej me burg aq sa ka bere deri tani.
seanca zhvillohej me dyer të mbyllura. Jeni akoma ne diktatures?
Punojsit e drejtesis shumica jane hajdute, gjobvenes e inatcor, nuk zbatojn ligjin por Maliqin, nuk jane te edukum juridikisht e me ndjenja njerzore, jane shpellare e druvar hesapi, lodraxhij e delenxhi. mjer ai popull me ate drejtesi.
PO JE I RREZIKSHEM SE MUND TE DALESH I PAFAJSHEM DHE KJO NUK I INTERESON ASPAKUT TE SALIQELBIT
O SPAK-u, vendin me te sigurte per tu mbytur keni prroin Lana.
SPAK leshi, GJKKO pa lesh.!
Déri kur do vazhdojme me palaçot e drejtesine keshtu ? Psé jéni mazhorance , per te ngrene fasule ?
Je më i urtë se Meta-j, ndaj kjo masë më e lehtë gjykimi. Nëse do sërish kafaz që të pordhësh, e vendisim, aty e ke.
E pse shqetësohesh ti vetë e miratuat këtë lloj procwdure tani bëj gam gam.Por lshtl dhe një gjë tjetër atl që ke arritur ta korruptosh thotë nuk është i rretijshëm ai tjwtri qe nuk w korruptob thotë eshtë i rrezikshëm .Shko w gjeje vaj medet jotojmë në Albanistan .
Pēr gjith kto maskaralliqe fajtor ēshtē Edi Rama partia socjaliste ka votat si ka mundēsi qē nē drejtėsi punoin prostitutat e hunderres Argita e wc si olsi dado e super fshatarin injorant dum dumanin. A mbahen kto lloi jashqitje tē kombit nē drejtēsi ? ? ? ? ? Roft palloshi gjat Edi Rama
Makut.
O njerez,keto jane presione te SPAK-t,qe nuk disponon prova te besueshme ose nuk ka fare prova , qe ai te pranoj gjykim te shkurtuar."Trego se do te kesh lehtesira".Kjo tregon paaftesin e prokuroreve,ndoshta edhe instrumentalizimin politik te hetimit.Mbajtja ne paraburgim per nje kohe tej afateve eshte shkelje e te drejtave te njeriut.Jemi shtet ku nuk zbatohet asnje ligj dhe vepron urdheri.
Spak aspak nuk ka me asnje vlere .Jo vetem ska reforme drejtesie por edhe disa prokurore e gjyqtare te mire u larguan nga sistemi.Spak Aspk eshte likujduar me vjrn keq .Ajo bulledra e bija e.sales e shkateroi refotmen jo vetem i keputi nga paret qe ju mori atyre qe mbajti nr sistem por mbajti me tr pa aftet .Cufi sali krimineli bredh i lire lart e poshte ben ci do mendrrja dhe spak nuk merret fare me .Turp.
Tani e tutje do te te therrasim Ilir Statistika, taksirat e pate mor mik, por na duheahin ca numra dhe emra per te bere shenbull she per ti thene popullit dhe nderkombetareve qe po bejme namin duke luftuar korrupsionin dhe pushtetaret… po me sa po kuptojme ti spaske bere asgje… me coo ndigjojme gjitjmone. Po mos u bej i keq, duro edhe pak se ti pa tu vertetuar asgje dhe pa kaluar ne asnje gjykate i bere vitet e burgut sikur ti kishe bere te gjitha… pastaj me e rendesishmja eshte qe nuk ndejte kot pasi ke qene pjese e rendesishme e statistikave te SPAK, por jo vetem ti… yha sa ka si ti qe u moren te pandehur dhe mbushen statistika dhe paraburgimet… te gjithe statistika jeni… te gjithe po beni burgun si paraburgim… dhe me bukura eshte qe kur te dilni ne gjygj, gjykatesi do te llogarisi sa ke ndejt ne paraburgim, do beje shumezim, pjestim dhe do te te denoje aq sa ke bere (e konvertuar) ke faj ske faj aq do denohesh… mos u merzit… mire te shkruante njeri me siper… vete e votuat…hajt ta gezosh…si thonim ne kohe te Partise… rritje rrogash ska, ulje taksash ska, por por grup armiqesor patjeter qe ka..????
saliu thote spak i rames ,rama thote arrestojne vetem nga krahu jone ....duket sikur spaku po ben punen atehere ....