Balla: Policia duhet t’u kushtojë vëmendje aksioneve kunder armëmbajtjes pa leje

31 Korrik 2023, 15:45Kronika TEMA

Balla: Policia duhet t’u kushtojë vëmendje aksioneve kunder

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është vepër penale dhe mosbindje ndaj ligjit.

Përmes një postimi në  Facebook ka nënvizuar se Policia e Shtetit do të ketë vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale, duke intensifikuar kontrollet.

“Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”.

Lini një Përgjigje