
Një ditë pas sherrit të rëndë mes dy familjeve në Hamallaj të Durrësit, ish gardisti Martin Nikolla, njëherësh edhe shoferi i kryeparlamentares, Lindita Nikolla ka dëshmuar në polici.
Në dëshminë e siguruar, Nikolla ka thënë se konflikti nisi nga familja Kaçi. Ai tha se ka qëlluar me armë zjarri me qëllim për të ndalur konfliktin që nisi kryefamiljari Pjetër Kaçi.
"Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Mes pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër.
Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta.”- tha Nikolla në dëshimë e tij.
Kujtojmë se ditën e djeshme, pas një sherri masiv për rrugën, dy familjet në Hamallaj Nikolla e Kaçi u përfshinë në një konflikt me shkopa bejsbolli e armë. Si pasojë e këtij konflikti u plagosën 3 persona. Ngjarja ndodhi paraditen të dielës (30 korrik) në lagjen e Hidrovorit mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi.
Martin Nikolla, ish punonjës i Gardës, qëlloi me armën e shërbimit në ajër, por fatmirësisht nga të shtënat nuk është lënduar askush. Menjëherë, Ministria e Brendshme e ka përjashtuar nga Garda, ndërsa AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), e ka arrestuar për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Po ashtu në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Alfred Nikolla, 46 vjeç. Ka qenë Pjetër Kaçi, 80 vjeç, kryefamiljar i familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë rrugën duke i thënë pse na sheh dhe pas këtij debati e kanë goditur të moshuarin.
Shkak i sherrit janë konflikte të vazhdueshme për rrugën e lagjes të cilën banorët e kanë shtruar para 10 vitesh me lekët e tyre, si edhe disa rrethime të komshinjve që familja Nikolla kërkon t’i heqë pavarësisht se kanë nga 30 vjet që janë aty.
i leshoi maloket saliu,dhe u bene pronar te tokave te xanuna dhe sot nxjerin pistoletat e cfurqet e ilirit dhe vrasin njeri tjetrin
"Shoku" ! Keta "maloket" kan nje ndryshim shum te madh nga ju Tosket . "Maloket" fukarenj zbriten nga malet e veriut dhe derdhen djersen per te ndertu shtepit !Tosket erdhen nga Jugu si fiset barbare,ne 44 dhe derdhen gjakun e vendalive per tju grabit shtepit ! Mendoj se je Tosk i ardhur ,per arsy se vendalit autokton te atyre vendeve qe ju kan zaptu tokat ,jan nga "bregu i lumit" (ni kokerr qep,ni cop djath, ni cap buk )dhe se kan me qejf shkollen,per te mesu alfabetin dhe per te pasur mundesi per te komentu,dhe shpreh pakenaqesit .