
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë me dije se me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet janë shtruar kontrollet.
Përmes një njoftimi zyrtar rrugorja e kryeqytetit ka theksuar se një rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve të cilët kanë tentuar të korruptojnë efektivët.
Nga muaji janar deri më korrik sipas Policisë mësohet se janë ndëshkuar 66 drejtues mjetesh të cilët kanë tentuar të korruptojnë policët e Rrugores.
Shfirat janë bërë pubnlike nga Policia e Shtetit, ndërsa shumat që shferët i jepnin efektiveve ishin nga 1000 deri në 5000 lekë të reja.
Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve të cilët në kundërshtim me Kodin Rrugor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.
Gjatë periudhës janar – korrik 2023 janë kapur në flagrancë 66 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lini një Përgjigje