
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Hamallaj, anëtarë të familjes Kaçi kanë folur për News24. 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili ishte i pari që u dhunua nga pjesëtarë të familje Nikolla ka treguar motivin e konfliktin dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme.
Ai tha se me Nikollajt janë të afërm dhe se dje është sulmuar kur po çonte bagëtitë për të kullotur.
Shkak për ngjarjen e djeshme, që solli dhe arrestimin e gardistit Martin Nikolla, pjesëtar i grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla është bërë një konflikt i vazhdueshëm për motive pronësie për një rrugë mes familjeve Kaçi dhe Nikolla.
Kjo e fundit dhe pse ka një rrugë para banesës, por kërkon të përdorë rrugën tjetër që kalon në pjesën e familjes Kaçi.
Fillimisht dje është sulmuar i moshuari Pjetër Kaçi, më pas kanë ndërhyrë djemtë e tij, teksa Martin Nikolla me detyrë pjesëtar i grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Nikolla ka qëlluar me armë ndaj familjes Kaçi.
“Ka hyrë fërkimi për dy kolona. Tjetër gjë nuk kam pas me ta. I kemi pas nënat motra, i kam të afërm. Unë i kam prurë këtu. Shteti mbaroi detyrën e vet, sepse kolonat nuk duhet t’i kishte prishur pa vendim gjykate. Më pas erdhën për të prishur këtë rrugën këtu. Unë nuk di se qysh me bo me ata.
Gruaja e Martinit ka ardhur këtu dhe më ka sharë, ka thënë fjala të pista. Dhe gruan e tij e kam të afërme. Këta janë prishur mendsh, kujtojnë se kanë prekur qiellin me dorë. Kanë myt veten dhe mua.
Dje unë shkova çova lopën në parcelë. Ka qenë plan i kurdisur. Ka ardhur djali i madh. Më tha hë, shyqyr që më fole, dhe erdhi prej atje këtu dhe tha do të lahet me gjak ky vend. Më pas erdhën kalamajtë dhe gruaja ime.
I kam çuar pleqtë me zakon të Mirditës, nuk i ka pranuar. Nuk e di ku i kam rënë në qafë”, tha i moshuari.
Djali i tij, dhe ai i dhunuar gjatë konfliktit me shkopa bejsbolli tha se familja Nikolla kërkon rrugë në oborrin e tij të shtëpisë. Ai theksoi se kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa.
“Babai im ka qenë duke çuar bagëtinë në parcelë. I kanë dalë para dhe i kanë thënë pse sheh nga ne. Arbeni i ka dalë përpara dhe i ka thënë do lahet me gjak ky vend. Ka dalë dhe nëna ime për të mos i lënë të bëjnë debat.
Ata kanë thënë duam çunat. Dolëm ne, filloi konflikti, morën shkopa bejsbolli e filluan duke qëlluar. Ata kanë pritur që të ishim ne. Aty nisi konflikti, shkuan e morën armën, qëlloi në oborr të shtëpisë nga ne. Fati jonë që nuk kemi pasur lëndime. Konflikti ka nisur dhe për këtë rrugë sepse ka pasur një gentplan që ma kanë lënë shtëpinë pa oborr fare.
Ky komshi këtu ka letra e të gjitha, e ne të mos na i japin është e padrejtë. I bëj thirrje Edi Ramës. Ata më kërkojnë rrugë në oborr të shtëpisë, kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa. Rrugën e kanë para banesës, kërkojnë dhe rrugë në derë të shtëpisë sime.
Ne ishim duke u zënë, kur njëri vëlla ka shkuar ka marrë armën dhe ka qëlluar. Kanë qenë 4 vëllezërit Nikolla, me gratë, më pas kemi ardhur ne. Ata vijnë këtu na ofendojnë, duke bërë të fortin”, tha djali.
Te dy palet, djem tezesh, mbrojne token e grabitur se token e tyre e kane ne Mirdite. Ketu ku jane, mos mendoni se e kane blere truallin! Primitivet!
Ma mire me pas çua frrok çupin te familja atyne nashta e kishin pranua se edhe ai asht shoqnues i edvinit neper media e njihen me shoqnuesin e lndita nikolles e ishit pajtua tan bashk.
O Ed Rama kthei te dyja familjet ne mirdit , nuk e meritojn te jetojn ne hamallaj se jan rrezik per banoret , vetem keshtu shuhet sherri me maloket , se po vriten brenda familjes si kafsh , Enveri i drejtonte fiks fare kto pun , ashtu i paska dash mushka drut , ka qen burr i zgjuar.
Shqiptari Tosk,ju qe zaptut Tiranen dhe Durresin ne 1944,dhe vendalit nje pjes te mir i derguat para toges se pushkatimit,kurse pjesen tjeter i mbyllet ne bodrumet dhe hauret e shtepive duke jetuar si kafshet, ju qe moret dhe trasheguat pushtetin nga 44 deri me sot ,nuk keni te drejten e fjales per te ber moral . Nuk qendroni edhe ju me lart nga inteligjenca se sa keta qe u konfliktuan,ju jeni nje injorant i "zgjuar"! Ajo zon ku ka ndodhur konflikti ,ka familje me breza nga zona veriore dhe jo Jugore,dhe un po ju permend disa mbiemra : Gjipali (Gjin Pali), ne Shetaj,dhe Derraq, familje te cilet nuk e din se qysh kur jan vendosur te paret e tyre me mbiemrin Mirdita dhe Dibra ?! Diku aty afer gjirit te Lalzit (ne mos gabohem) ishte nje repart ushtarak,per te cilin thuhej se esht ne token e Gjon Marka Gjonit,dhe kjo thuhej ne vitet 80 disa vite para se te vinte demokracia. Pak a shum i "dashur" shkrues,Mirditoret ishin dhe u shtuan ne ato toka,dhe me te drejt sic thoni ju(keta te ardhurit e 90) duke i zaptuar,por me nje ndryshim madhor nga Tosket : Verioret u vendosen ne toka shtet,pa vrar dhe poshteruar vendalit,pa ju grabitur shtepit sic ben Tosket,por ne toka dhe ara bujqesore duke ndertuar te tyret. Euforia juaj keto vitet e fundit kunder Gegeve ,duke pasur si partner median,esht ciklike me nje afat te kushtezuar kohor,duke pasur si qellim sundimin,por e sotmja po tregon fytyren tuaj te vertet, te urryshme,pa moral dhe antikomtare.
Shkurt,na bat me turp,dhe kjo vjen nga mentaliteti mbartes i jeteses ne vetmi ne fshat,me te cilin je rritur,dhe nuk ambientohesh dot me jetesen me komunitet me te gjer! Kur thua i aferm apo kushurij e ke quar shum larg,sepse ju ne te vertet qenkeni fmi tezesh,nanat Motra,dhe ma te aferm nuk ka.Te kerkosh pleqni nga te huajt,per konflikt ne familje esht faza e fundit,qe do te thot njerez me nivel te ulet inteligjence,ku kerkojn qe te tjeret te bajn sehir me hallin dhe problemet e juaja,ku ju mund ti zgjidhni vet pa nderhyrjen nga nje pal e tret . Duke qen se u perdor edhe arma,dhe per pasoj mund te kishim viktima,nuk mendoj se do te kishte vajtimore per ti rrjeshtuar fjalet,sepse per rastin ne fjal,ti nuk nuk mund te kerkosh hakmarrje te fmit e tezez,te cilet i ke si vellezerit e tuj.Turp per ju si viktima,qe jepni intervista ne shtyp dhe medja, per nje konflikt me motive te dobta.