Banorët flasin për krimin në Mallakastër: I ati po lante këmbët, djali e qëlloi në kokë pa shkak

26 Gusht 2022, 10:19Kronika TEMA

Banorët flasin për krimin në Mallakastër: I ati po lante

Qemal Muhametaj përcillet sot për në banesën e fundit, pasi djali i tij i mori jetën mbrëmjen e djeshme. Krimi brenda familjes tronditi fshatin Greshicë të Mallakastrës. 37-vjeçari, Mariglen Muhametaj vrau të atin, duke e goditur me sende të forta.

Ai u arrestua disa orës pas ngjarjes, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij.

Banorët e fshatit janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur, ndërsa thonë se 37-vje?ari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ata shprehen se djali e kishte goditur 73-vjeçarin me një pllakë betoni në kokë, ndërsa ky i fundit ishte duke larë këmbët.

“Është bërë hataja, e vrau djali. Nuk ishte mirë nga mendja. I kishte rënë në pllakë betoni. Për hiç gjë. Pa shkak fare, i kishte rënë. I vinte keq, nuk e çonte në Vlorë. Me ilaçe kurohej. E ëma është e paralizuar”, thotë banori.

“I ati kishte dalë jashtë për të larë këmbët dhe ky i ka rënë në kokë. Pa shkak. Ka vdekur në vend. Çuni iku dhe pastaj e kanë kapur”, shprehet një tjetër. 

2 Komente

  1. T
    Tironci

    O ju shkerdhefsha shtetin o i hongshit mutin shtetit Enver Hoxhes , as ke kembet nuk do i afroheni dot kurr , ju kan mar rruget te çmendurit dhe shteti nuk i mbledh dot po vrasin dynjan , shtet hajdutesh sistem shkerdhat.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ks

      Ne shqiperi lere qe shteti s‘do t‘ja di por edhe ju vet si shoqeri jeni shum injorante. S‘ka mundesi te ndodhin ne ket mase keto ngjarje rrenqethese sikur te ishit vetem pakez me humane si njerez, te aferm, fqinje, si popull ne pergjithesi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje