Ervis Martinaj u filmua për herë të fundit në Tiranë, tek “Zogu i zi” humbi çdo kontakt

25 Gusht 2022, 21:20Kronika TEMA

Ervis Martinaj u filmua për herë të fundit në Tiranë,

Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj, është parë për herë të fundit në 7 Gusht 2022 në ambjentet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambjentet, e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

“Ora News” mëson se të dyja pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtyre bizneseve, janë sekuestruar tashmë nga ana e prokurorisë së Laçit, dhe po verifikohen me imtësi.

Te fundit qe pane Martinaj 

Ndërkohë personat e fundit, që ai ka qënë në shoqëri në datën 7 Gusht 2022 në Durrës, ishin Jeton Lami ndihmës specialist tek operacionalja e Policisë së Shtetit dhe një vajzë nga qyteti i Durrësit.

Dhoma në hotel rezulton të jetë marë në emër të punonjësit të policisë, Jeton Lamit, i cili e ka çuar dhe atje.

Pas qëndrimit një natë atje, sërish Jeton Lami, me makinën tip “Audi A8” ka shkuar ka qëndruar disa momente me Martinaj në kafe dhe, është larguar së bashku me biznesmenin dhe vajzën në drejtim të Durrësit.

Vajza është identifikuar dhe marrë në pyetje por as ajo dhe as Jeton Lami nuk kanë treguar se ku është transportuar më pas, Ervis Martinaj.

Ndërkohë kamera e një biznesi të njohur pranë “Zogut të Zi”, ne Tirane ka filmuar siluetën e Ervis Martinaj, mëson Ora News.

Ky është imazhi i fundit që policia, prokuroria dhe familjarët kanë për biznesmenin e lojrave të fatit.

Që pas këtij momenti të filmuar mbrëmjen e datës 8 Gusht 2022 nuk dihet asgjë rreth itinerarit dhe vendndodhjes së Ervis Martinaj.

Sipas policisë, Tirana dhe jo Durrësi, është vendi i fundit, ku është zhdukur Ervis Martinaj ndërsa punonjësi i policisë Jeton Lami, nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë.

Ne gjykate me jelek antiplumb

Lami është shoqëruar sot në gjykatë me jelek antiplumb, ndërsa veprimet e tij, ngelen të dyshimta pasi nuk dihet me saktësi se ku e ka çuar ekzaktësisht, biznesmenin Ervis Martinaj në Tiranë dhe roli i tij në këtë ngjarje të mbushur me mister.  Ai deri në këtë fazë hetohet për “Shpërdorim detyre”

Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare, si ajo e Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.

Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit "Plumbi i artë" për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles. anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”.

Goditja 

E teksa SPAK ka vijuar hetimet dhe policia operacionale, ka ndërmarrë disa operacione për arrestimin e Martinajt, në 17 Korrik 2022, Martinaj u godit mjaft rëndë, duke i ekzekutuar djalin e xhaxhait, Briland Martinaj, shokun Diklen Vatën dhe komshiun Besmir Hoxha.

Tre javë nga kjo goditje e rëndë, Martinaj, është zhdukur në mënyrë të mistershme në Tiranë, duke mos mundur të gjendet asnjë e dhënë për vendndodhjen e tij. Babai i Martinajt, Mustafa Martinaj, në prokurori ka drejtuar gishtin drejt Endrit Dokles si person përgjegjës.

Dokle është marrë në pyetje dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës ka qëndruar në Tiranë, në banesën e tij. Madje ka kërkuar nga prokuroria e Laçit dhe Policia e Shtetit, që të hetojnë çdo gjë të mundshme për verifikimin e plotë të tij në këtë çështje kaq misterioze.

Konflikti i hapur mes Martinaj dhe Dokles, doli në sipërfaqe dhe publikisht, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili ka treguar në SPAK se së bashku me Henrik Hoxhën ishte paguar 500 mijë euro nga Martinaj, për të vrarë Endrit Doklen.

Por ky nuk është rasti i vetëm që Martinaj ka konflikte, pasi një tjetër grup që njihet në Tiranë si “Klani Duka”, ka pasur mosmarëveshje të theksuara me grupin e Martinaj, duke regjistruar dhe viktima.

Njëherësh Ervis Martinaj u përplas haptazi dhe me grupin e Ervis Matës në 4 Tetor 2018 në zonën e ish-bllokut, duke mbetur vetë i plagosur së bashku me Eljo Haton dhe i vrarë Fabian Gaxha.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

17 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    500 m larg drejtorise se policise Tirane

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anna

      Intinerari i Evis Martinajt: nga 500 m larg Policise se Rajonit Nr 2 te Tiranes, ne Aeroportin e Tiranes- Aeroportin e Londrs dhe Aeroportin e Rio de janiero (Brazil)...

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tarrasi

      Kujt i plasi për këtë mi halesh

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABC

        Normal që është i Ora News. Diçka nuk po shkonte mirë me artikullin qëkur Martinaj po përmendeshe si "biznesmen".

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cudia

          Na plasi k...I!!! Boll i bëtë reklam kriminelëve.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Usa

            Si ka mundesi qe efektivi i policis akuzohet per shperdorim detyre dhe jo per bashkpunim me nje njeri te shume kerkuar per veprimtari kriminale.Celesi eshte ky dhe vajza,ata e dine ku ndodhet (jeton apo jo)Vis gangsteri.Nuk eshte problem sot per sot per Erviset e shumte ne Shqiperi,ata e kane fatin dhe jeten e shkurter,por cudia zgjat me tej per korrupsionin ne radhet e policis e forcave speciale ne sherbim te ktyre larove!

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zari shesh besh.

              Ta kini te qarte te gjithe. Ky Visi I vogel, nuk ka aq kapacitet dhe kellqe qe te quhet mbreti I kazinove...atje e ka cuar dikush I veshur me pushtet absolut...te cilit I ka sherbyer... dhe ai qe e ngriti aq lart...ai e zhyti aq poshte. Thjeshte keta tipa jetojne me date skadence.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kiu

                eh sa keq, sa ngjarje e rende, sa kriminel i regjur ishte, ehhhhh na plasi kari qe paskan ndare vis mutin ne 700 copa

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Avni

                  Bravo, i keni gjetur midene ketij populli. Ca plehra si ky, Salen, Liken dhe rrjepje per se gjalli. Keni te drejte. Kur nuk e djegin dhe njehere tjeter bashke me plehrat brenda ne Kuvend, mire jua beni, dhe ndoshta pakpo ju beni. Kam pershtypjen qe te tre plehrat e medha te ketij vendi nuk flejne dot naten. Ju dalin para tmerret qe ju kane bere njerezve te ketij vendi. Prandaj kane filluar percarte. Zoti ju marrte sa me shpejt.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alkatrazi

                    Pyesni edi ramen ai eshte kryetar i kesaj qeverie mafjoze dhe i bandave krim

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Juli

                      O MERO BOLL BOLL BOLL MJAFT MJAFT MJAFT ME KËTA KRIMINELA. Aman o burri i dheut ,hap gazetën mjes,drekë,darkë PO KY MAJMUNI KRIMINEL NA DEL !!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gim

                        Pse i thoni biznesmen???? Clidhje ka ai me biznesin, ai gjobaxhi

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Une e di se ku eshte....

                          Martinaj ka bere operacion plastik dhe eshte larguar me pasaporte shqipare te rrefullt por emer tjeter. Mediat si kjo ketu policia dhe politika jane hedhur ne aksion qe ta shesin sikur dikush e ka vrare. Shkoni more legena se nuk i hane me njeri keto. Shtet mafioz.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shtufa

                            Ore thuhet Grupi Duka, Grupi Ervin Mates???? Ky Mata pp nderzon në mes të tiranës kompleks 45 katësh dhe një sipërfaqe rreth 50 mijë m2 ndërtim e përkthyer në kosto (para të investuara) minimumi 20-25 milion wuro???? Mund të Më thotë dikush i heton njwri këto??? Gjithë bota e krimit janë bërë incestitorë dhe ndertues pallatesh

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lala i Mezeqesë malok si Ju

                              Ajo putanë kamer të kap, policia nuk shikon.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bato

                                Ore gazatar patatinash, nuk keni me cfar te merreni, por na merzitet me shkrime per ket legen. Ky qenka problemi qe shqeteson shqiptaret. Po ne te semes vafshin te gjithe tipat si ky, se asnje si behet vone. Boll na i bete heronj kta minj halesh.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kajo Karafili

                                  Po ca na plasi ke Visi, ka nxjerr bythet Enca?!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje