Beqaj del nga SPAK: Po zbatoj kërkesat e drejtësisë, s’kam raport të KLSH

5 Janar 2024, 16:20Kronika TEMA
Beqaj del nga SPAK: Po zbatoj kërkesat e drejtësisë, s’kam

Në dalje nga SPAK ku u paraqit si çdo javë në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje", ish ministri Ilir Beqja deklaroi se po zbaton vendimin. 

Në një prononcim të shkurtër për mediat ai theksoi se është i hapur për të zbatuar atë që kërkon drejtësia duke theksuar mes tjerash se kërkon që dhe drejtësia të jetë korrekte me të.

“U thirra për çështjen e sterilizimit. Kam kërkuar që laptopin që kam të gjithë materialet e sterilizimit të më kthehen që të mund të vazhdojë komunikimi.

Jam i hapur për të zbatuar diçka që kërkon drejtësia siç kërkoj dhe nga drejtësia që të jetë minimalisht korrekte me mu. Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportin e KLSH që është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma nuk më është vënë në dispozicion”- theksoi ai.

Ish-ministri foli dhe për lidhjen që ka me Ermal Kurtulaj.

“Ermal Kurtulaj e njohë më shumë se 15 vite. Kam njohje shumë të hershme, Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt. Lokali ‘Gzona’, nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar në fund të 2020 dhe nga gjithë puna që ka bërë në këtë lokal, ka marrë 1.5 mln lekë të vjetra”-tha Beqja.

2 Komente

  1. B
    Beni

    Dmth ky qenka i varfër i shkreti, 1.5 milion lekë të vjetra i ka marrë gruaja....uuuu pika që s, të bie, o hajdut!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Ky e hengri nga Saliu, se po hapej byt.hesh, me dyqane para pa hesap.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje