Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, pasi u bullizua në rrjetet sociale.
Denigrimi i saj ka nisur kohë më parë në 2022. Që në 2 dhjetor në rrjetin social Tik Tok është shpërndarë fotoja e gruas ku kishte dhe tekst denigrues.
Bashkëshorti ka thënë për gazetarin e Report Tv se ka qenë kushërira e së ndjerës e cila ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok.
Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje, por fotot nuk i ka hequr.
Djali ka treguar për gazetarin e Report Tv se e ëma kishte pranuar gjëndjen e saj të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten.
Lini një Përgjigje