VIDEO/ Berisha: Laptopi i Lubi Ballukut ka të dhëna ku punojnë terroristët elektoralë

29 Korrik 2025, 13:17Kronika TEMA
VIDEO/ Berisha: Laptopi i Lubi Ballukut ka të dhëna ku punojnë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë publike sot disa të dhëna që, sipas tij, vijnë nga “laptopi i Lubisë”, një material që ai pretendon se përmban informacion për përdorimin e punonjësve të administratës publike në funksion të fushatave elektorale të Partisë Socialiste.

Berisha akuzoi ministren Belinda Balluku për shndërrimin e institucioneve shtetërore në “polici politike elektorale”, duke përmendur edhe emra.

Sipas ish-kryeministrit, të dhënat nga ky laptop përmbajnë lista me mijëra emra punonjësish të administratës, institucioneve të pavarura, ndërmarrjeve publike dhe organeve të rendit, të cilët janë përdorur si “patronazhistë” dhe “mercenarë elektoralë” gjatë zgjedhjeve në Fier.

"Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu.

Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet.

Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë…

Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ.

Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike.

Aa tani, këta terroristë politikë, kjo polici politike përdorin premtimet, miklime.

Për dy vjet pension, kërkon sanitare.

Shikoni si lozin me hallet e njerëzve. Urdhëroni votën tani.

Kërkon të ndryshojë punën se është i pakënaqur.

Kërkon pastruese shkolle nëse është mundësia.

Tjetra. E kanë hequr nga puna në bashki.

I është premtuar zgjedhjet e kaluara nga kryetari dhe nuk i është zgjidhur problemi i punësimit.

Kërkon punë në çfarëdolloj pune që ka në bashki. Por në bashki.

Ka bërë kurs për grafik dizajn.

Këta fushatën e kanë fushatë punësimesh.

Është anëtar përfaqësues i një fisi me 21 votues.

I është premtuar më parë punësim në kopsht dhe çerdhe dhe kjo sjellje ka sjellë distancimin. Kërkon në gjelbërim. Ja ku zbresin këta.

Punësim i Brunildës pasi e kanë gënjyer shumë për punësim.

Shitës ambulant ka punuar, kërkon të punësohet në çfarëdo lloj pune.

Kërkon të punësohet sanitare.

Kërkon të punësohet roje në bashki.

Mund t’u sillja këtu me qindra, mijëra.

Janë të gjitha këto përmbajtje e laptopit kriminal të Lubi Ballukut. Thonë se janë marrë aty, se Fierin vetëm ajo e kishte.

Kam shumë, por nuk doja të konsumoja kohën e qytetarëve dhe kohën tuaj.

Por lista e tyre është e pafundme.

Është një tjetër. Ajo ku burgu nga i pari tek i fundit PS.

Nga i pari tek i fundit punonjës i burgut.

Siç e shihni kemi të bëjmë me një kriminalizim elektoral jashtë çdo lloj përmase. Një aspekt tjetër i shëmtuar i narkoshtetit." - u shpreh kreu i PD, Berisha.

5 Komente

  1. N
    Na ruajt zoti

    Kalbësira që Kundërmon Një buf që veç shan njerezit e punës

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sefer Daja

      Sale, u çfryve? Shko futi i shurre shtahaj, masanej i tas çorbe ne bjer rahat. Ene, lark qoft ke t drejt, tina e ke marue grazhdin qy i madhi Zot t ka taks. Na tina pritet vetem t na omelsosh me i cop hallv kur t kpusesh qafen mas gjth zeherve qy na ke dhan sa ishje maj fikut. Tash, Faja ka koh qy ka ran ka fiku, osh radha jote qy t shkosh n gop t satam shtahaj qy ene ne ime t ham i cop hallv.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Mut qe te hash kufome e veremosur

        Përgjigjjuni
        1. K
          Katovica

          Nxirre me link te gjithe vidion o Komunist muti!!!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kosta

            Po ti o klluf punesimet ne 2005-2013 i kaloje nga muli apo harrove. Harrove si na nxirrje me kuadrate ne shesh, harrove listat e patronazhisteve te PD se ti i shpike keto. I kam nga 2013 o sale. Te çoj nje kopje po do se i mbajta per relike. Vetem se databaza jote fuste uje sale prandaj nuk te funksionoi. Tani te ka ngelur besnik vetem ai koklopa i korçes se te tjetet ta kane me te futur aq sa kur çohen ne mengjes lexojne lajmet se mos ke vdek dhe ata shpetuan. Haaaaaa

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje