“Bombë me sahat” - Thika, armë dhe flamuj të ISIS. Kush është Sajmir Alimehmeti i dënuar në SHBA

31 Janar 2026, 12:45Kronika TEMA
“Bombë me sahat” - Thika, armë dhe flamuj të ISIS.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së familjarëve të Sajmir Alimehmetit, i cili është dënuar me 22 vite burg në SHBA për pjesëmarrje në akte terrorizmi.


Alimehmeti, ose i quajtur ndryshe “bombë me sahat” kishte qenë nën vëzhgim të autoriteteve që nga viti 2014, kur iu refuzua hyrja në Britani në dy raste, pasi synonte të udhëtonte në Siri. Ai ka pranuar se ka dhuruar ndihmë për Shtetin Islamik të Sirisë dhe Irakut. Në shtëpinë e tij u gjetën flamuj të ISIS, video të grupit terrorist, si dhe materiale propagandistike.

Kush është Sajmir Alihmehmeti

I lindur në Shqipëri, ai jetonte në një lagje të njohur si geto e New Yorkut, ku punonte si ndihmës-hidrualik dhe përgatitej për të punuar në një zyrë funerale.

Që prej vitit 2014 ai ka treguar mbështeteje për ISIS, sipas autoriteteve amerikane.

Mirëpo, në maj 2016 u arrestua nga Ekipi i Posaçëm i Përbashkët kundër Terrorizmit në Bronx dhe u padit për ndihmë materiale ndaj ISIS-it. Sipas padisë, ai po koleksiononte thika të ndryshme luftimi që mund të përdoreshin në një sulm të mundshëm terrorist.

Ishte përpjekur të udhëtonte edhe vetë drejt Lindjes së Mesme për t’u bërë anëtar i ISIS-it por ishte penguar dy herë nga autoritetet britanike, në 2014.

Alimehmeti ishte i njohur edhe si Abdul Qawii, madje me të dhëna të falsifikuara, i riu nga Shqipëria kërkonte të merrte një pasaportë të re, që t’i bënte më të lehta lëvizjet e tij, pasi emri i vërtetë i tij rezultonte në sistem.

Sajmir Alimehmeti kishte tentuar gjithashtu të vinte në Shqipëri e më pas, së bashku me të vëllanë, të udhëtonin drejt Rakasë në Siri, por ky skenar nuk i ishte realizuar dot, pasi i vëllai ishte arrestuar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, autoritetet i gjetën disa sende që lidheshin me kalifatin e vetëshpallur islamik, si thika të llojeve të ndryshme, maska, doreza dhe një foto e tij me flamurin e ISIS-it. Ndërsa në telefon iu gjetën disa regjistrime të Anëar Al-Awlaki, i cili u vra në vitin 2011.

Edhe në burg, pas arrestimit, Alimehmeti duket se ka vijuar punën e tij për ISIS-in duke përhapur propagandën e ISIS-it mes të burgosurve, në bashkëpunim me të dënuarin për vënien e një bombe në lagjen Chelsea, Ahmad Khan Rahimi.

Gjykatësi i Diktriktit Paul A. Engelmayer, i cili i shqiptoi dënimin me burg, ditën e premte, e quajti shqiptarin “një bombë me sahat”.

8 Komente

  1. L
    Lani

    Shemtinat e qelbura rrace arabe

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zizo

      Po sa mire mo shkojn e jetojn ne USA, donte te shkonte edhe ne UK. Po shko mor ik ne irak afganistan e siri mqs i do kaq shume. Per ca e do ameriken se nuk e kuptoj. Hipokriza ne maksimum. Bejne si fetare te pamposhtur por duan materalizmin e botes perendimore.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pjeter

      Me siguri tirons

      Përgjigjjuni
      1. b
        black jack

        oh sa mire me qen Tirons ????

        Përgjigjjuni
      2. T
        Treni

        Ore, ka ndonjë gjë te uji atje në SHBA? Ç'dreq mut robi ky.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Siriani

          po lereni Kafshen te shkojne ne Siri pse e ndaloni??????????

          Përgjigjjuni
          1. D
            Debil

            Tirons den baba den. Dhe idiot.

            Përgjigjjuni
            1. n
              nje e vertet e modhe..............

              Fitira cnjerzore e muslimon brothers m'Albaniston..... kriminele!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje